VEBI KURTAJ PROMOVON: KA PAS THANË NJË PLAK TE NA

0

Disi ndryshe nga çdo her tjeter, kësaj rradhe nën kujdesin e posaçem të kryetarit të Bashkisë M.Madhe z,Tonin Marinaj, është promovuar libri me poezi satirike, Ka pas thanë nji plak te na, i autorit Vebi Kurtaj. Ky botim i cili është i dyti i ketij zhaneri nga autori, ështe vlersuar jo thjesht nga miqt, koleget dhe lexuesit e thjesht, por edhe nga njerz me emer dhe peshë në letersine Shqipe, ku sjellim në qënder të vemëndjeës mendimet mjafte profesionale të kryetarit të shoqates së shkrimtarve të shkodres Zija Vukaj, të poetit dhe shkrimtarit të njohur Skender Temali e mjafte të tjerve të cilet jane ndalur deri në detaje rreth materialeve brilante që lexuesi gjenë në vllimin me poezi Satirike, Ka pas thanë nji plak te na. Nderkohë që redaktori i librit Fadil Hasmujaj, ështe ndalur në veçantitë që sjellë ky botim, duke u ndalur jo rradhë tek personazhe reale, të cilet janë dhe mbeten të njohur jo vetem në M,Madhe, por edhe më gjërë. Kësisoj dhe vet titulli i këtij vllimi me poezi satirike, është një titull Ii marrë ”borxh” nga nje nga burrat e mençem dhe mjeshter popullor i fjales, siç ishte Zef Marinaj. Ky perherë kur tregonte barcoleta, apo thenie, që sot mund të klasifikohen si thenie brilante, edhe pse autori ishte vet, Zefi, ai kishte kenaqësinë tia deddikonte autorin popullit, ndaj thoshte: Ka pas thanë nji plak te na…

Ndersa Dimitrov Popoviq, i njohur si një intelektual i dobishem jo vetem në treven e M,Madhe, por tashmë edhe me një kontribut të madh per arsimimin në gjuhen Shqipe të femijve shqiptar në Mal te Zi, ka vlersuiar ketë botim të autorit Vebi Kurtaj. Interpertimi i disa poezive si nga dy vajzat e gjimnazit “Sherif Hoxha” të Koplikut, por edhe nga Pjerin Spathari , i dhanë kolorin e duhur këtij aktiviteti promovues. Botime të tilla, jo vetem që marrin dhe japin nje vlerë të çmuar në thesarin e kultures se një treve, por mbi të gjitha nxisin dhe promovojnë vlerat te tradites së humorit që ka në tersinë e vetë treva M.Madhe, Ndaj Vebi Kurtaj mbetet një nga penat e ndritura në levrimin me sukses të satires.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.