
Nuk mund të bëhet fjalë për një trege të fruta- Perimeve në qytetin e Koplikut. Kjo mbase për shumë, për vet faktin se bashkia as që e kapatur ndonjëherë në projektet eveta, dhe as që pritet ta kene.Dhe një ndwr arsyet e mospasjes së objektivit për të ndertuar një treg të tillë në qytetin e Koplikut është fakti se: Ata që e kanë në dorë për të investuar , i blejnë domatet , trangujt dhe … në Kryeqytet. ndaj Vasu Dejsi e meriton se i ka drejtuesit vëndali..
Vau-Dejës gati pika e re e grumbullimit të fruta-perimeve/ Babani: Me këtë investim synohet eksporti ndërkombëtar i produkteve vendase
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Bashkinë e Vaut të Dejës i jep zgjidhje një nevoje të hershme të fermerëve të zonës të cilët prodhojnë rreth 3000-4000 tonë perime në vit, por deri më sot nuk kishin një pikë grumbullimi me standarde dhe tregtonin direkt nga serat.Kjo magazinë e cila është ndërtuar në fshatin Kosmac do të nisë funksionimin e saj shumë shpejt tha për RTSH Shkodra kryetari i bashkisë Vau Dejes Mark Babani.
Me këtë investim synohet eksporti i produkteve vendase drejt vendeve të Bashkimit Europian thotë kryebashkiaku Babani. Tre ditë më parë në fshatin Kosmac ishte vetë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e cila u shpreh se ky investim që përveçse plotëson nevojën urgjente për grumbullim, ruajtje e seleksionim, ul dhe kostot për të gjithë zinxhirin deri tek konsumatori duke rritur ndjeshëm cilësinë dhe standardet e produkteve.
