U TAKUAN LAHUTARET SHQIPFOLES, DHE KENDUAN SHQIP

0

Nga Musa Kurtulaj Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Këto foto çastit janë një “pjezës” e Takimit të Lahutarëve në Malësi të Madhe, mbremjen e sotme ! Pjesmarrës jo vetëm lahutarë të Shqipërisë “zyrtare”, por edhe nga trevat e përtej kufirit si Tuzi, Rugova e tjerë ! Meriton të përshëndetet ky aktivitet pasi është i pari i kësaj natyre që organizohet gjatë 3 dekadave të fundit në Malësi të Madhe, truallin ku At’ Gjergj Fishta shkroi ” LAHUTEN E MALCIS’ “.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Qëllimi është që jo vetëm të mos harrohet LAHUTA, pasi është vlerë madhore edentitetit tonë historik dhe artistik, por dhe të trashëgohet tek kengëtarët e rinj ! Fakti që nuk kanë mbetë as 30 lahutarë në gjithë hapësiren shqiptare në Ballkan, tregon se sa urgjente është këthimi i vëmendjes shoqërore e shtetërore, për të ruajtur me çdo kusht traditen e LAHUTES ! Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, duke luajtur një instrument muzikor dhe ambiente të brendshme Shoqëria Kulturore Malësi e Madhe dhe Bashkia, si bashkëorganizatore të këtij takimi, meritojnë përgëzime ! Kjo edhe si rifillimi i gjallërimit të jetes artistike në Malësi të Madhe, pasi është e papranueshme që M.Madhe nuk përfaqësohet me grup të mirëfilltë artistik që nga viti 1995 !Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme (Nuk është pa domethenie që ky aktivitet u ndoq me mjaft interesim edhe nga kompozitori i mirënjohur dhe nder më të talentuarit e muzikes shqiptare, Zef Çoba, s’bashku me muzikologet Ritvan Karakaçi e Kolec Gajtani, të ardhur qëllimisht nga Shkodra për të qënë të pranishëm !).Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.