NGA MIMOZA STAKAJ
Një mbrëmje e veçantë, një mbrëmje e vlerave njerzore, një mbrëmje ku merr “bekimin” , por edhe “betimin’ se Porosia e Kullës do përcillet brez pas brezi tek malësoret , tek shqiptarët , edhe pse fuqia magjike e metropoleve europiane e botërore “duan” të gllabrojnë.Kjo do thonim ishte e gjitha e një mbrëmje në qytetin e vogel të Tuzit, por që ka nxjerr njerz të mdhenj të kombit shqiptar.Kësisoj është promovuar libri Kujtime i dr , Pashko R, Camaj.Në këtë promovim”përgim” ishin të gjithë ata që mund dhe duhet të konsiderohen ‘ajka” e letërsisë së slotme Shqipe.Botuesi i “Onuferi” Bujar Hudhri,shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj, studiuesi dhe kreu i shkrimtarve shkodran Zija Vukaj, sutdiuesi I ri vëndas Gazmend Bikaj, këta për bënin panelin. Në këtë promovim ishin edhe shkimtar , poet gazetar dhe bashkëvëndas të Pashko Camaj, të gjhithë ndoqen me vëmëndje referatët e panelistëve, por dhe interpertimin e pasazheve të shkeputura nga libri , port e interpertuara mjeshtërisht nga Idriz Gjokaj.Kështu ; Kjo porosi e Kullës , shkruar rrjellshëm , më e një stil të vëçantë tipik shqiptar ka përcjell tek lexuesi këtë që do e përkufizonte mjeshtërisht shkrimtari Besnik Mustafaj;Porosia e Kullës, njëherash Ëndërrime nga bagazhi i një veture amerikane, është pikrisht përshkrimi i rrugëtimit të brëndëshëm, domëthënë shpirtëror, por edhe atij të jashtëm, domëthënë social, qe Pashko R, Camaj ka kryer deri më sot për të njohur veten. Ndaj ne mund të themi që kjo mbrëmje në Tuz ishte e bukur , me vlera dhe mbi të gjitha një Porosi për të gjithë…Sepse ‘Porosia e Kullës na tregon se kush ishim , kush jemi dhe kush do jemi …