Të nderuar miq,
Ashtu siç u kam njoftuar kohë më parë, mjetet për përfundimin e rruges së Trieshit u siguruan vitin e kaluar nga Qeveria, me kërkesën time dhe të diasporës gjegjsisht Fondi humanitar “Trieshi”.
Vitin e kaluar Qeveria na aprovoi shumën prej 400 mijë euro për këtë projekt të rëndësishëm, për mbarë Malësinë!
Ju njoftoj që në bazë të dakordimit që kemi bërë në takim të prëmtën, me kryetarin e shtetit z. Gjukanoviq dhe kryebashkiakun e Pogoricës z. Vukoviq, sot filluan punimet për asfaltimin e aksit rrugor Delaj-Poprat.
Edhe me këtë rast falenderojmë kompaninë “Bemax”, e cila ka përgatitur rrugën për asfaltim, e me të cilën komuna e Tuzit ka nënshkruar kontratë për donacion, me mbështetjen edhe të z. Vukoviq.
Pjesën e rrugës nga Poprati e deri ne Koritë e kemi përfunduar para një muaji dhe në këtë mënyrë po e përfundojmë një projekt që inicoi dhe në të njëjtën kohë shpenzoi mjete të mëdha diaspora jonë.
E falenderoj kryetarin Gjukanoviq që u angazhua dhe na ndihmoi për realizimin e kërkesës.
Komuna e Tuzit dhe unë do të vazhdojmë të kërkojmë mbeshtetjen e fondeve nga të gjitha institucionet, për të zhvilluar Malësinë, sepse na takojnë si qytetarë të Malit të Zi!
Malësia po ndryshon!
Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunës së Tuzit