Tuz/Del nga shtypi vepra “Objektet fetare të Malësisë

0


Nga autori Mark N.DukajPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Libri “Objektet fetare të Malësisë” është një vepër e krijuar nga potenciali kulturor dhe shpirtëror në rajonin e Malësisë që i takon Malit të Zi. Ky përshkrim paraqet një pamje të shkurtër të historisë së objekteve fetare, duke theksuar  trashëgiminë kulturore-historike dhe rolin e tyre si pasojë e bashkëjetesës së shembullt në Malësi.Këtu gjenden  shumë objekte e ndërtime që nga  koha e Ilirëve e në vazhdimësi të ndryshimeve dhe zëvendësimeve kulturore euro-aziatike, varësisht nga ngjarjet dhe ndikimet e mëdha ndër shekuj.Libri “Objektet fetare të Malësisë” fokusohet në studimin dhe përshkrimin e objekteve fetare që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të këtij rajoni.Trajtohen objekte të shumta, si kisha, xhamia, varreza dhe elemente  tjera lidhur me besimin dhe praktikën fetare të banorëve të Malësisë.Kjo vepër përshkruan zhvillimin historik të këtyre objekteve, lidhjen e tyre me zhvillimet historike, politike dhe sociale të rajonit dhe ndikimin e besimeve fetare të ndryshme që kanë formuar kulturën lokale.Këtu analizohet simbolika dhe arti fetar lidhur me këto objekte, duke përfshirë elementet e veçanta të arkitekturës, pikturës dhe skulpturës fetare.Në këtë libër, trajtohet rëndësia e këtyre objekteve si hapësira të adhurimit, bashkimit komunitar dhe ruajtjes së identitetit fetar dhe kulturor të Malësisë.Ky libër ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së këtyre objekteve dhe të nxisë një kuptim më të thellë të lidhjes midis besimit, historisë dhe kulturës në Malësi.Modeli i harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Malësi përbën një aspekt shumë pozitiv të kulturës së shoqërisë tonë. Gjithnjë kemi patur e ruajtur këtë pasuri të madhe të ndryshimeve kulturore e shpirtërore. Këtu  nuk kemi pësuar ndryshime pavarësisht nga regjimet që kanë kaluar, koha apo ndryshime tjera. Përkundrazi, familja në Malësi ka qendruar dhe është zhvilluar e forcuar, duke u shndërruar në një vlerë të çmuar identifikuese si një familje shembull  për shoqërinë dhe familjen shqiptare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.