“Turgut Ozal” “Ankohet” tek Ilir Meta

0
Prita sot përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”, një investim privat hollandez, që më shpjeguan në detaje veprimet antiligjore të Qeverisë shqiptare ndaj këtij institucioni arsimor, për të cilat janë njoftuar dhe rasti po ndiqet me vëmendje edhe nga institucionet ndërkombëtare.TURGUT OZAL HIGH SCHOOL – Misioni i shkollës “Turgut Ozal” është arsimimi i  brezave që priren për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe që njohurinë ta  përdorin për zhvillimin e Shqipërisë.
Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj.
Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit.
Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre.
I inkurajova ata të ndjekin deri në fund rrugën ligjore dhe i sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër.
Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.