Trajnimi ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve dhe nëpunësve të institucioneve publike mbi menaxhimin e mbetjeve

0

Për të përmirësuar punën e institucioneve publike dhe OSHC-ve dhe punonjësve të tyre, do të organizohen dy trajnime ndërkufitare në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Këto trajnime do të kenë qëllimin kryesor të nxitjes së shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy bashkive dhe të ofrojnë informacione dhe sugjerime themelore për menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe standardet e BE-së për ata punonjës dhe institucione që janë përgjegjëse në nivele të ndryshme në grumbullimin e mbetjeve në territoret e tyre.
Trajnimi i parë ndërkufitar do të zhvillohet në Shkodër në datat 3-4 dhjetor 2018, dhe do të pasohet nga trajnimi i dytë që do të zhvillohet në Berane në fillim të vitit të ardshëm.
Në të vërtetë, flitet shumë për legjislacionin e BE-së dhe mbrojtjen e mjedisit, por ka shumë pak veprime nga institucionet, të cilat duhet të jenë më të shqetësuara për mjedisin. Stafi i përmendur nuk ka programe trajnimi për përmirësimin e kapaciteteve dhe kapaciteti institucional dhe organizativ i këtyre anëtarëve të stafit për të punuar në ndihmë të komuniteteve duhet të përmirësohet përmes një programi specifik për ngritjen e kapaciteteve. Përmirësimi i aftësivve të tyre teknike dhe edukimit do të arrihet përmes ofrimit të trajnimeve të përshtatshme për këtë temë dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve dhe njohurive gjatë trajnimeve të përbashkëta ndërkufitare.
Rezultati i trajnimit: kapaciteti i institucioneve në trajtimin e çështjeve mjedisore në rajonin e synuar është forcuar. Kjo do të arrihet përmes ofrimit të trajnimit të duhur dhe shkëmbimit të njohurive gjatë trajnimit të përbashkët ndërkufitar për stafin e institucioneve publike që merren me çështjet e mjedisit dhe përfaqësuesit e partnerëve të projektit.
Ky rezultat do të ketë një ndikim të rëndësishëm në burimet njerëzore në institucionet publike përmes aktiviteteve edukative dhe do të përmirësojë bashkëpunimin ndërkufitar midis institucioneve në Bashkitë Berane dhe Malësi e Madhe.
Stafit të institucioneve publike i mungojnë programet e trajnimit për përmirësimin e kapaciteteve, megjithëse ka nevojë dhe domosdoshmëri të madhe. Kjo do të jetë baza për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve në Bashkitë Berane dhe Malësi e Madhe dhe hapi i parë për të ndryshuar gjithashtu problemet e qasjes ndaj mbetjeve të komuniteteve lokale.
Trajnimi do t’u ofrohet rreth 30 pjesëmarrësve nga institucionet publike të të dy vendeve dhe stafit të projektit.
Qëllimi i projektit GREEN LANDS është përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkitë Berane dhe Malësi e Madhe, ulja e ndotjes dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve publike per një grumbullim të duhur të mbetjeve në dy Bashkitë.

Partnerë në projekt janë Bashkia Berane, që është partneri kryesor, VIS Albania dhe Bashkia Malësi e Madhe në Shqipëri dhe CARITAS Montenegro. Projekti ka një kohëzgjatje prej 30 muajsh, me një vlerë granti nga Bashkimi Evropian prej € 399,215.22 dhe vlera e përgjithshme e tij është € 469,816.92.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.