TI O UDHËTARE QË SHKON NË LUMIN E “SHALËS”! (“Laj ko… dhe shko andej nga erdhe”!!!)

0
71
Prëlë Milani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Befasuese mrekulli e ujore kaltërore që rrëshqet mbi rruaza te shkelqyeshme bardhore gëlqerore rrethuar nga horste që puthen me retë veshur me pelerinë të blertë gjer në fund te këmbëve të horsteve përpirëse.!
Ashtu si Thethi dhe kjo pike begatore e milkuar nga sy ardhtarë prej anës së anëve te botës veç një nudoje te persosur natyrale nuk i afrojnë as gje historike as nje vozitori. Te na rrojne rabsoditë e Gjovalin Shanit Fran Kodres e Ndue Shytanit.
1-Ti udhëtarë që vjen kertu e befasohesh nga një UAAA e thekshme!- Mësoje se ky toponim është i sajuar si pjellë mediatike dhe jo si toponim historik.
Çdo lumë në botë ka një emër dhe tek e fundit lumë se lumë mbetet. Është qesharake të rrekemi është apo nuk është lumi i Shalës ?! Po uji është i këtij lumi, por toponimet ku janë ngritur bujtinat dhe territori nga rrjedhe ujë janë tjetër për tjetër dhe nuk janë quajtur kurrë lume.
2-Ti udhëtare mësoje se defakto këtu kemi një peizazh miks liqenore (Artificial) të liqenit të Komanit që ngjitet deri tek qendra e Resortit te sotëm dhe një peizazhit lumor që vijon me lart si arterie sterile e magjishme,
3- Ti udhëtare mësoje se ndërtimi i HC të Komanit u be shkas që depozitat aluvionale te lumit te Shalës të krijonin këtë vend pushim të pa shoq që pa dorën firmëtare të Enver Hoxhës kurrë nuk do të behej !
4-Mësoje ti o udhëtarë se ky territor fotozhenik krahas çlodhjes së syrit, prehjes së shpirtit dhe freskimit te prapanicës ka edhe një toponomi historike te moçme rreth e përqark
5-Mirë se te vish o udhëtarë dhe ardhsh i bardhë!. Por ti nuk ke ardhur të shtiesh fall për te mësuar misteret tona te fjetura që nuk i dimë as duam t’ja dimë.
6-Ti o udhëtarë i bardhe të mungon qoftë edhe një tabele me fjalën tonë më të bukur “MIRË SE ERDHE” Ti në fakt ke ardhur ne Shosh e kujton se ke ardhur ne Shale!!! Ani se tek e fundit në Dukagjin e Shqipëri je !
7-Ti o udhëtare i bardhe të mungon gjithçka që mund të rrëfehet një kujtesë historike, ndaj nuk ke faj të shtiesh fall se çfarë ka këtu!
8-Ti udhëtare i bardhe vare vathë në vesh në ketë vend koqet vlerësohen me shume se mendja , prandaj laj koqet dhe shko andej nga erdhe!
Për deri sa askush nuk luan prej vendit për ta plotësuar ketë shtegtim me as një tabele as objekt përkujtimore historik unë bej atë që më takon të bej si intelektual
Ju shoqërues te giudave nihuni me këto emërtesa historike që një turist ndeshet gjate këtij udhëtimi së pari përqafohet me Lesniqen, Mollën e Shoshit e ka lart ne ballë ngjitur me yjet , Komlemin ne te majte në ngjitje që bën roje historie dhe Fortesën e Lekë Dukagjinit që ju thotë: Mirë se erdhe ARDHESH I BARDHE
LESHNICA( LESNIQJA):
K y emër në literaturën gjeografike është trashëguar nga dorëshkrimet kartografëve të vjetër si hidronim, Lesniqe( Cornelli 1640 Lestenica) dhe përfshi krejt Lumin e Shalës si quhet sot. Nopça ka nënvizuar emrin Ljesnica . Me 1707 citohet si Lestenichie te Atlasi De. I’isle, me 1740 përmendet serisht Lesenica edhe me vonë 1793, te Carte Generale e Marie (ibid 598) Lesniqe sot është një toponim i një oazi të vogël kullotash në krahun të derdhjes se Lumit me të njëjtin emer pjese e Toplanes Në defterin osman të viti 1529-36 figuron si Kalesniqca me 14 zjarre dhe 100 akçe te ardhura, në vitin 1582 relatori nuk shënon numrin e shtëpive, por të ardhurave detyrues 200 akçe. Ky vendbanim i përkiste trevës Pjetershpanve. Trualli i vjetër i këtij fshati mund të jetë fshati Pepsuamj i sotëm me ndonjë lëvizje në lartësi drejt Gurit të Lekës që është strukur në vise të vështira si Molla nga ekspeditat osmane. (K.L St Filologjike)
KOMLEMI:
Toponim historik, fortifikate natyrore e shkëlqyer që gjendet në pjesën PJ të Pellgut të Shoshit, pak më poshtë se Guri Lekës. Në këtë vendi për muaj gjithë poullata e Shoshit u strehua per t’i shpëtuar terrorit dhe dhunës Begollajve të Pejës 1761 që kishin marrë një sulm frontal ë per të nënshtruar ketë zonë dhe detyruar të pranonte fenë islame. Kur nuk e mori me forcë Haxhi Beglli thirri per bisedime në besë parikun Ndre Buçexhen. Kur ky nuk pranoi kushtet dorëzimit dhe pre në besë. Pas tehqjes (Z.Harapi Dukagjini në Dokumente historike)
GURI LEKËS: Emër emblematik që i lidhet me Lekë Dukagjinin shtrihet në JL të masivit të Cukalit mbi rrjedhën e poshtme Lesniqes (Lumi shalës).”Leka kish pas lanë roje per me kundrue kur të binte qytetin e Dakajve në dorë turkur (Z. Harapi) . Prej këtu Lekë Dukagjini lëshoi nëmën e famshme turkut(P.Palaj H. Dritës 12-12 1941)
MOLLA:
Fshat i vjetër Pulatas që shtrihet në pisen JL pellgut të Shoshit vertikalisht mbi rrjedhën e poshtëm te Lumit Lesniqja (Shala). Nuk ka patur ndonjë emër tjetër në të kaluarën. Tradita gojore shpjegon se aty fillimisht ka patur vetëm një një rrënjë mollë dhe shtëpia e parë që është themeluar është vendosur te molla dhe më pas terreni rreth se cilës janë shtuar shpitë është quajtur Mollë. Del në Defterin e Rumelisë qysh me 159-26 me 8 zjarre dhe 340 akç të ardhura. Te D. Vincenti shënohet Mola me 1628. Sh. Gasp 171 me 6 shtëpi dhe 40 frymë. Në vitin 1964 Molla kishte 12 shtëpi me 85 frymë( M. Kurbini Shoshi st.1964), po kaq kishte edhe vitin 1990. Në dhjetor 2001
largohet edhe familja e fundit Mark Lulec Qarrica duke u zbrazur pas 473 vitesh si qendër e banuar. Banoret e hershem të këtij fshati quheshin Molliq anas të vjetër, tradita thuhet se ishin nga Malësia e Rekes. Këta banorë u përzunë nga fisi Pepsuamjve dhe u shpërngulën ku në fshtin Molliq pjesë e Komunës së Gjakovës ku vitin 2010 rezultojnë 97 shtëpi. P.M. Shoshi 2011 ) Pas largimit të Molliqve ky fshat u banua dy vllazni të fisit të Pepsumës (Jakaj dhe Ulçajt).
Molla është rrethuar përgjakur me 1761 nga Begollajt ,me 1917 nga serbet, me 1927 nga forcat Zogiste dhe komuniste me 1946.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.