“Nëse ndjen dhimbje, je i gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, je njeri”.

0

Vjollca Bajraj

P.S. marrë nga nji Web faqe në spanjisht.
Përkthyer nga unë

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burri në këtë fotografi nuk është një njeri i varfër, as një lypës, as një vagabond. Ky njeri është Leon Tolstoi: një nga gjigantët e letërsisë ruse, të gjithë e dinë emrin e tij, pakkush e di historinë e jashtëzakonshme që fshihet pas kësaj fotografie.
Në moshën pesëdhjetë vjeçare, Tolstoi ra në depresion. Trishtimi i tij shtohej dita ditës, pa asnjë arsye. Tolstoi ishte një kont, një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij, i famshëm në gjithë botën. Megjithatë, ai ishte i pakënaqur. “Paratë nuk ishin asgjë, pushteti nuk ishte asgjë. Kishte plotë të tjerë që kishin njërën ose tjetrën dhe ishin të pakënaqur. Edhe shëndeti nuk kishte shumë rëndësi! Kishte të sëmurë plot vullnet për të jetuar dhe njerëz të shëndoshë që vyshkeshin, plot ankth nga frika e vuajtjes.”
Një ditë, në Afanasevsky Avenue, ai pa një jetim dhe, i prekur nga dhembshuria, e çoi në shtëpi. Dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë, u ndje mirë. Ai harroi veten, problemet, trishtimin e tij. Që nga ai moment, Tolstoi hoqi dorë nga rrobat e zotërisë, lukset dhe privilegjet e tij dhe filloi të bënte një jetë të thjeshtë, duke ua dhënë atë që kishte, atyre që kishin nevojë.
“Mos më fol për fenë, për bamirësinë, për dashurinë”, thoshte ai, “por ma trego fenë në veprimet e tua”.
Tolstoi ishte gjithashtu teoricieni i parë i jodhunës, ai predikoi vëllazërinë midis popujve dhe idetë e tij frymëzuan një figurë tjetër të madhe të shekullit të 20-të, Mahatma Gandhi. Deri ditën që vdiq, ai vazhdoi të ndihmonte të tjerët, prandaj shumë thanë se ishte i çmendur.
Në një botë ku ka rëndësi vetëm të kesh, të zotërosh gjëra dhe madje edhe njerëz, ku të gjithë duan të marrin, por askush nuk di të japë, Tolstoi dukej si një i çmendur.
Një ditë, një mik i tij i vjetër, i cili, ndryshe nga Tolstoi, jetonte në rehati dhe luks, i tha: “Ç’kuptim ka që bën gjithë këtë? Pse kujdesesh për të tjerët? “Duhet të mendosh për veten tënde.” Për të cilën Tolstoi u përgjigj: “Nëse ndjen dhimbje, je i gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, je njeri”.
P.S. marrë nga nji Web faqe në spanjisht.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.