Thuaj mamit se e dua shumë! Mesazhi që të përlot i 12-vjeçares para së të përpihej nga flakët

0

Tezja e një 12-vjeçareje, e cila humbi jetën në qendrën tregtare në Rusi, si pasojë e rënies së flakëve, ka treguar mesazhin e fundit prekës të mbesës së saj
Viktoria Vika Pochankina i tha tezes së saj Evgenia se “çdo gjë po merrte flakë” gjatë bisedës dëshpëruese teksa dhjetëra njerëz ishin zënë në “kurth” nga zjarri, duke shtuar: “Dyert janë të bllokuara, nuk dal dot jashtë, nuk marr dot frymë”.

Dëshmia shokuese e tezes vjen pas pamjeve të reja të zbuluara nga skena ku mbeti e shkrumbuar çdo gjë.

Tezja e 12-vjeçares tregon bisedën e fundit në celular ku e këshillonte që të hiqte rrobat dhe të mbulonte hundën.

Por Vika iu përgjigj: “Teze, thuaji mamit që e dua shumë”, para se telefonata të mbyllej papritur.

Dhjetëra fëmijë rezultojnë ende të zhdukur me gjasë të vdekur pas tragjedisë që ua mori jetën 53 personave.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.