AGIM DESKU
-Pse s’dinë për plagët e luftëtarit as të dhembjeve të poetit!
Sytê e Evës kur janë larg
M’i verbojnë sytë e mi
Kur janë afër sytë e saj
Shndërrohen në sy dielli
Ngado qē shkoj
Ma ndritin rrugëtimin
Aromë trëndafili falin
Më bëhen fjalë e pa thënë
Edhe kur s’flas
Sytë e Evës më flasin
Bota bëhet sy e vesh
Dikush jeton në sytë e saj
Ndoshta edhe vdes për ata sy
Pse s’dinë për plagët e luftëtarit
As për shërimin e dhembjeve të poetit
Me poetin do t’i ndajmë dhembjet
Sytë e Evës do t’i marrim për shërim
Si lirikë ngushëllimi
Mbrëmjeve kur muza rri zgjuar
E ndalon rebelimin e Titanikut
Vdes a jeton poeti
Janē sytë e Evës që e diktojnë.
30 Gusht 2024