Liqeni i Shkodres krahas mjaftë bukurive që të ofron sapo ndodhesh mysafir në bregun e tij, një nga dhuratat e natyrës, nga më bukuritë e rradha ështe edhe Syri i Sheganit. Këtu bukuria ka shtepinë e vetë, uji i kaltër rrjellë, ose e thëne ndryshe pikon duke lagur fillimisht qerpikët rreth syrit, e pastaj për të rrjellë ne faqet e këtij bregëliqëni. Për këtë pikë piktoreske është folur edhe herë të tjera, madje disa organizata joqeveritare, duke iu pergjigjur projektit, natyrisht për të justifikuar parat e financuara kanë organizuar dhe takime festive, pikërisht këtu tek Syri i Sheganit, me qellimin për të promovuar këtë mrekulli të natyres. Dhe gjithçka ka mbetur në një tentativë promovuese, kjo për vet faktin se strukturat përkatse në Bashki, por edhe në shkallë qarku e më gjerë janë mjaftuar me përshendetjet dhe fjalimet patetike në kësi rastesh dhe situate është kjo. Asnjë investim në infrastrukturen e rrugës që te sjellë këtu tek Syri i Sheganit, asnjë investim për të mirëmbajtur , dhe pse jo per ta kthyer në një shtepi Muze të peshkimit në Liqenin e Shkodres, ish shtëpinë e peshkatarëve këtu ne ë bregun e liqenit tek Syri i Sheganit. Sa shumë i dobishëm për turizmin liqenor do të ishte nëse këto që ne cituam më lartë do të ktheheshin në identitetin e duhur dhe natyrisht mbështetja dhe inkurajimi i biznesit për të investuar këtu me siguri do të ishte një vlerë e shtuar. Gjithësesi le të shpresojmë se në një ditë jo të largët, njerzit që merren me turizmin në Bashkinë M.Madhe, të konsultohen me specialist dhe njohës të mirë të traditës së peshkimit dhe të bërjes xhiro me varka në kërtë liqën. Atëherë me siguri Syri i Sheganit do të lotonte si Syri i një vajze të bukur të valëve të liqënit.