NË FAMILJEN GEGA, KALOHET GËZUESHEM FESTA E ZOJËS RRUZARE E TRIESHIT

0

Tashmë prej disa shekujsh është kthyer në traditë nga banoret e Trieshit, zonë kjo e njohur për traditë atdhedashurie e besimi në M.Madhe. Që javen e parë të muajit Tetor të çdo viti, ta festojnë si ditën e festës së Zojes së Trieshit. Kjo festë përherë është festuar me miq, shok e të aferm. Kështu ka ndodhur edhe këtë të djelë të parë të muajit Tetor, kudo në çdo familje Trieshjana sofrat bujare kanë qëndruar të shtruara deri në oret e vona të pasdites së të djeles. Kështu edhe malësori i mirë, politikani i njohur jo vetem në qytetin e Tuzit, por dhe më gjërë Nikolle Gegaj ka hapur dyert e zëmres dhe të shtepisë, mjaft miq nga Tuzi, Podgorica por edhe M.Madhe e Shkodra, të gjithë në kërtë ditë festë kanë uruar Gezuar festën e zojes së Trieshit. Mot më shumë të mira në Familjen Gegaj, por edhe në çdo familje Trieshjane. Në mes këtyre mysafirëve ka qënë dhe politikani e afaristi i njohur Shkodran dhe jo vetem, miku i veçantë i Nikoll Gegajt z,Agron Çela. Ishtë një kënaqësi, ishte një sadisfaksion që u ndodha këtë dite ë festë këtu në Tuz të Malësisë, në këtë familje Trieshjane, të mikut tim, politikanit të njohur Nikoll Gregaj, është shprehur veçmas të tjerave Agron Çela teksa ka trokitur gotat me të zotet e shtepisë, por edhe më të gjithë mysafirët, të ndodhur në familjen Gegaj në këtë dite feste të zojes së Trieshit…Kjo festë e bukur dhe mjaftë optimiste për jeten, në realitet në këtë familje, ashtu si në çdo familje të Trieshit ka filluar që në mbrëmjen e së shtunës, ku tavolina ka qëndruar përherë e shtruar dhe asnjeherë bosh. Ndërkohë që mbase duhet cituar fakti se në tyrezen e kësaj dite të bukur feste mysafirët realisht ishin të perzgjedhur nga vete rastësia dhe mirësia e kësaj familje e cila mbi gjithëçka i kushton rëndësi të veçantë respektit ndaj njerzve të mirë dhe kapaciteteve e vlerave të shoqërisë. Kështu prania e legjëndës së gjallë të treves së Malësisë, atij që të gjithë e njohim si njeriu që i ka dhuruar shtepinë kombit të vet, duke e kthyer në museum, pra Shtjefen Ivezaj , por edhe Dimitrov Popoviq, një maleësor i mirë, nje njeri me kombësi Malazeze, dhe natyrshem një urë lidhëse në mes dy kulturave të dy popujve që natyra i ka bërë kojshi. Në këtë ditë të bukur te zojes rruzare te Trieshit ishim të gjithë si në Shtepinë tonë, sepse shtepia e një miku, e një Malësori si Nikollë Gegaj, i kapercen idolegjizmmat dhe rrymat politike, duke dhënë modelin e një qytetari europian. Ndaj të gjithë, duke e falenderuar i uruan Gezuar familjes Gegaj, festen e bukur, së zojes rruzare te Trieshit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.