“SULLTANI DHE SULLTANESHA”

0
49

Vebi Kurtaj-“Qytetarë Nderi” Bashkia M.MadhePërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ndue Ftoni ne Stamboll,
Popullit turk i shton buzqeshjen,
Kjo ngjarje sapo ka ndodh,
Erdogani jep doreheqjen.
500 vite mot mbas motit,
Ka sundua turku tek ne,
Emrin e Gjergj Kastriotit,
Ia kane kthye “Skenderbe”.
Kot nuk thone “bota me rrota”,
Ndoja, i thote: -o Erdogan !
Amanetin e mban toka,
Do te kthehem “musliman”.
E kam emnin Ndue Ftoni,
Jam shoshjan prej Dukagjinit,
Nryshe ma njitni si t’doni,
Veç Hamza kurre mos me thirrni !
Pasha Zoten po t’baj be,
Jam fisnik si burrat motit,
Do te bahem Skenderbe,
Se jam gjak i Kastriotit.
E kane thane e prap e thone,
Merre vesh, o Erdogan,
Borxhi i vone gzon te zone,
500 vjet do t’jem Sulltan.
Hallall te kjofte o kapedan !
Bashke me t’bukuren sokoleshë,
Ndue Ftoni si Sulltan,
Zonja e tij si sulltaneshë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.