“Strategjia e Futbollit për Femra”, Ministrja Kushi: Programe të reja për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në sport

0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Strategjisë së Futbollit për Femra në Shqipëri.“Kënaqësi të merrja pjesë në prezantimin e Strategjisë së Futbollit për vajza në Shqipëri, organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku gjeta rastin të nënvizoj rëndësinë që qeveria shqiptare i ka dhënë zhvillimit të sportit në shoqërinë tonë”- shprehet Znj. Kushi në statusin e saj në rrjetin social.Në fjalën e saj ministrja bëri thirrje për gjithëpërfshirje sa më të gjerë në Sport, dhe që sportistet të mbështeten edhe nga familjet e tyre për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat e tyre.“Strategjia jonë për sportin po synon tashmë burime dhe programe të reja investimi, të cilat rrisin nivelin dhe cilësinë e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sport, për të sensibilizuar opinionin se ato kanë nevojë të përkrahen dhe të inkurajohen akoma më shumë” – tha ministrja.Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të sportit, personalitete nga futbolli, trajnerë e lojtarë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.