Sot në “Kuvendin me gratë e vajzat mirëditore” vjen Martine Tuci

0
Biseda me Martinen ishte nje bisede e bukur e thjeshte dhe me thene te drejten mu duk sikur po flisja dikur me gjyshen time.
Grua fisnike e dinjitoze, grua qe te ben ta degjosh dhe vetem ta admirosh.
Nene Martine na trego dicka rreth jetes tende…..
Dhe biseden e filloj vete keshtu,…
Jam Martine Tuci e lindur ne Perlat e rritur ne Laç dhe e martuar ne Nderfushas.
Nese duhet te flas per jeten time me duket sikur kam jetuar 300 vjet per mundimin, lodhjen per sakrificat.
Kisha vetem 6 muaj jete dhe me kishin fejuar, zakoni i athershem ishte ashtu fejesa ne djep.May be an image of 3 people and people standing
Ne ate kohe e rendesishme per vajzat ishte te dinin te benin pune dore , nena ime kishte rritur 10 femije me punen e duarve te saj.
Ne fakt une shkoja mire ne shkolle por une nuk mund te vazhdoja shkollen sepse isha e fejuar e duhesh te martohesha.
5 vjece kam filluar te mesoj punen e dores dhe 8 vjece kam filluar te bej pune dore nga duar e mia.
Gjyshja ime me mesoj si te qep, te rrugzoj te qendis, te punoj me gjypnere te bej qorape e triko.
mesova te qep rrobat mirditore te qendis gryken e kemishes , te rrogzoj qemeret, te qendis gjamadanin, gjupin.
Kur u martove cfare kishte ne pajen tende?
Kur u martova kisha ne pajen time 7 gjupa, 1 gjaheng,1 gjurdine, 2 pale rroba mirditore te qepura ne makine e 10 pale te qepura me duar e mia ,22 qemere dhe 15 pale qorape per krushqit.May be an image of 4 people, people standing and indoor
Te gjitha keto te bera nga une.
Paja e atehershme ishte e rendesishme sepse kushtonte dhe shpesh e kam shitur per te kaluar hallet e kohes se atehershme per te rritur femijet apo per ndonje gje qe nevoitesh.
Martesa me zakonet e asaj kohe si ishte te martoheshe me nje burre pa e njohur?
Une isha e fejuar e nuk e dija qe me kishin dhene dhe kjo gje me pengonte te shkoja ne shkolle.
.Si cdo femije kisha endrrat e mia e kurre se imagjinoja qe do martohesha pa e njohur.
Imagjinoni kam shkuar te zgjedh udhe e nuk e dija kush eshte burri im por jam e bekuar prej zotit e ja di per nder per fatin tim e sot kam 5 femije nje vajze e 4 djem.
Kta femije i rrita me pune e djersen e ballit dhe punen e dores.
Shkollen nuk munde ta vazhdosh te mbeti merak?
Po shkolla me mbeti merak sepse deri ne klasen e katert isha shume mire me mesime por e vazhdova ne nderfushas shkolle nate dhe kam mbaruar klasen e tete ne te njejtin vit me vajzen time.May be an image of 6 people and people standing
Ne ate kohe punoja ne kooperative dhe beja dru per furren e bukes, shkoja ne pyll beja drute ngarkoja kalin dhe rruges lexoja e mesoja per ne shkolle pasdite.
Dhe e mbarova klasen e tete , te them te drejten edhe periudha qe shkoja ne shkolle per mua ishte pune qe ju shtohej puneve te tjera por aty kemi mesuar shume, mesueset ishin shume te mira e na mesonin jo vetem per cfare shkuhej ne libra por per jeten.
Thua flas per jeten me duket se kam jetuar 300 vjet pse?
Jete me sakrifica me shume mundime , me shume pune e veshtire , kur punoja ne kooperative puna te lodhte shume e pasi mbaroja punen shkoja e mblidhja bime medicinale.May be an image of 3 people, people sitting and indoor
Mbaj mend nje here shkova ne lligja me nenen qe te ndihmoja dhe diku pashe nje bime medicinale lule gjarpri dhe e mbodha dhe e shita dhe bera ne ate kohe 22.mije lek.
Ishin shume per ate kohe.
Kurre nuk mbaj mend te kem fjetur para ores 12 te nates.cdo minut ja perkushtoja punes per te fituar dicka per femijet ose per ti veshur.
Kurre nuk mbaj mend te kem ecur ne kembe per te shkuar ne shkolle apo pune pa pune dore te cilen e beja ne ecje.
Kurre nuk mbaj mend te jem ulur per te pushuar pa i patur duar e zena.
Puna ne kooperative si ishte?
Puna e veshtire kam bere cdo lloj pune, une kurre nuk thoja sdi ta bej sepse ishte e vendosur te mesoja cdo lloj pune.
Por aty ne pune nje gje nuk e harroj kurre , shoqet e mia me te cilat flisnim ndanim hallet e ndihmonim njera tjeteren ajo ishte pjesa me e mire e kooperatives.
Puna se zejtare sepse ti je nje zejtare qe ne vitet e para te jetes tende na trego pak cilat pune fillove te besh ne fillimet e tua?
Punen e dores e kam nisur me tirqe e gjamadane, ne fillim mi niste nena e pastaj i perfundoja une deri sa i mesova vete e keshtu i vazhdova deri ne ditet e sotme.qepja kemishat e zbukuroja me te qendisura.
Kam qepur shume rroba mirditore per burra e gra.
Rrobat mirditore me kane shoqeruar gjithe jeten e i ruaj me shume fanatizem.
Nene Martine je nje grua shume vitale dhe me memorje te forte, tani ju jetoni ne Nderfushas?No photo description available.
Po une jetoj ne Nderfushas e ja di per nder te madhit Zot per jeten qe kam patur.
Sot jetoj bashke me bashkeshortin tim ktu me femijet e mi te cilet edhe pse tre jane emigrante prap kur jane shnosh une e kam zemren mal.
Kush e ka trasheguar profesionin tend si zejtare e si percjellese te traditave tona sepse kush qep kostumet kostumet mirditore se pari percjell traditen, ruan zakonet e ruan historine e mirdites?
Vajza ime ne nje fare menyre e ka ruajtur kte profesion, mund te them se eshte profesion sa i bukur po aq dhe i lodhshem por une falenderoj cdo dite nenen e gjyshen time qe ma mesuan sepse une rrita femijet e mi , e ndihmova bashkeshortit tim ne ekonomine e familjes time.May be an image of text
Nen Martine ke patur intervista edhe nga televizionet per te treguar per artin tend si zejtare..
Po kam patur dhe ftohem kur ka evente per traditen dhe jam e lumtur te jap cdo gje qe di si ne televizion po ashtu edhe ne biseda.
Nene Martine une ne emer te “Grave UnionMirdita” te falenderoj nga zemra per ket bisede kaq te kendeshme e interesante. Tek ti shembullejne shume gra e nenat tona.
300 vjet do i kishe hak ti jetosh.

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.