Kam ideuar në mëndjen time të punoj për të realizuar dy vepra, që do jenë dy portrete për dy figura mjaft impersionuese të jetës intelektuale të qytetit Shkodër. Është shprehur kështu skulptori i mirënjohur Shkodran Skender Kraja gjatë një interviste me të cilin ne realizuam në studion e tij. Kush janë këto përsonazhe për të cilët mjeshtri po ideon të realizojnë punimet e tij të ndjekim kroniken në vijim.U ndodhëm paradreken e kësaj të Martëje në studion e skulptorit të mirënjohur Shkodran Skender Kraja me qëllimin për të realizuar një intërvistë me kujtimet e tij me mjeshtrin e madh dramaturgun Fadil Kraja.Por intervista jonë mori një trajektore tjetër. Skulptori i talentuar teksa na foli për disa nga punimet e tij më të fundit, u ndal edhe tek fakti se tashmë Skender Kraja tregon se krahas figurave dhe personazheve të “moçme”, qyteti I Shkodrës ka edhe personazhe të cilët i përkasin kësaj kohe, që realisht me punën e tyre i kanë dhënë krenari Shkodrës…. Kësisoj këmi mësuar se Skulptori Skender Kraja krahas mjaft punimeve që ka në dorë , tanimë po ideon dhe po skicon detajet e një fillimi pse jo të shpejt për realizimin e dy portretëve të dy personazheve të qytetit Shkodër. Është fjala për protretin e mjeshtrit të madh Fadil Kraja, por edhe të Vildan Tufit. Këto dy figura i kanë dhënë Shkodrës dhe Shqipërisë natyrisht sejcili prej tyre në fushën e tij, ndaj e meritojnë të jenë përherë pjesë e një “pranie” në qytetin e Shkodres.