Një ftesë për të mos harruar. ky do të ishte mbase titulli më sinjifikativ, i këtij vizatimi letrarë nga autori Ramiz Çobaj, të publikuar në rrjetet sociale.Vertëtë sa mosmirënjohëes edhe ndaj vetës jemi (ne)këta që vijnë me thonj të pa prerë nga emigracioni , dhe bëhën…— Redaksia-
Nga : Ramiz Çobaj
Po udhëtoja nga Tirana për në Shkoder së bashku me një njeriun tim. Në krah të djathtë të rrugës, djem sirianë, në grupe të vogla, me çanta në shpinë, të kequshqyer, të palarë, të parruar, të lodhur e drobitur, mundoheshin të iknin nga sytë këmbët, sa më larg, fiks ashtu si shqiptarët dikur….
Një moment pashë dy djem të rinj, në moshën e djemve të mi e nuk i rezistova dot tundimit që ti ndihmoj duke i marr me makinë deri në Shkoder. Me sa duket, nga keqardhja që kisha shprehur në bisedë si dhe ulja e shpejtësisë së mjetit, njeriu im e kuptoi çfarë kisha ndërmend të bëja sepse ai papritur bërtiti: “Mos, mos ndalo! Nuk mund t’i marrësh, nëse nuk do që policia të akuzojë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Transporti i tyre është eskluzivitet vetëm i drejtuesve të policisë….”
Vazhdova rrugën, por mendja më mbeti aty. Sa shpejt harrojmë….! Shumë prej atyre që sot drejtojnë policinë, ashtu si sirianët kanë
ikur, por me ardhjen në pushtet të rilindjes, erdhën “për të bërë një dorë lekë”. Po i shtojnë më shumë me sirianët fatkeq….