Nga :Rita Kalaj Shkurtaj
VENDNDOLLJA.
Gjindet në krahun lindor të malit të quajtur Maja e Zeze dhe fare prane Qafes së Shkurtit e cila kufizon fiset e Shkrelit dhe Kastratit.Rrëzë këtij mali banon një gen familjar i cili mbart të njëjtin mbiemer për nder të historikut të kësaj shpelle si pasardhës dhe trashegimtar të hershem të tij,të cilët e zoteronin këtë faqe mali për kullosë malore dhe shfrytzimit për lëndë drusore.
GJENDJA FIZIOLOGJIKE E SAJ.
Nëse do bënim vlersimin paraprak nga vezhgimi siperfaqsor Shpella e Shkurtit të ngjan me një shpellë të zakonshme me një gryke të ngushtë dhe terren aspak të pershtatshem për hyrje të lirë e të lehtë.
PUBLICITET—KËSHTJELLA E SYNIT TË ZI — KUNE SHENGJIN—OFERTË SPECIALE
KËTU MRREKULLIA KA NJË ËMËR SYNI I ZI
Falë prezences së fshatit Grishaj si një nga familjet më në zê në Shkrel për vlera të larta kulturore dhe pozitës së mkamun sociale që në kohet më të hershme të saj,gezoi të drejtën e ndertimit të një rruge malore që lidh këtë fshat me luginen perendimore të Kastratit nëpërmjet fshatit Uldedaj,çka bani të mundur që ky terren të zbutet duke lehtesuar edhe levizjen e banoreve si dhe i mundësoi Shkrelit një tjetër portë hyrëse mjaft të vlefshme pasi në ato zona të thyera malore gjinden edhe disa qëndra të tjera banimi.
Falë kësaj rruge Shpella e Shkurtit mund të shfrytzohet fare lehte për turizem ditor duke e përfshirë në guiden e turizmin liqenor të teritorit të Kastratit.
LEGJENDA E SHPELLES SE SHKURTIT.
Historia e kësaj shpelle vjen e transformuar në gojdhena si një legjendë e trilluar por me dëshmi dhe fakte të pa tjetersueshme.
Sipas gojdhënave të cilat vijne në disa versione,të gjitha lidhen në një pikë dhe pohim të përbashkët
Brenda në shpellë gjinden një palë dasmorë me nuse të ngrirë,të cilët qëndrojnë të ulur rreth një sofre.
Sipas gojdhënës thuhet se njëherë e një kohë një familje nga Kastrati kishte nda ditën e rogut të nuses të dielen para t’lidhunave nga gjysma e shkurtit.
Siç është zakoni në malsi,rogu nuk levizej për të gjallë as për të vdekur ndaj familja e djalit pergadit dasmoret dhe i nis për udhtim edhe pse dimri i acart dhe bora kishte arritur pikun e saj.Gjatë kthimit dasmoret ndjekin rrugën më të shkurtë dhe nata i zë ne Qafen e Shkurtit pranë kësaj shpelle ku dhe ndalen të kalojnë natën.Thuhet se i ftofti dhe acari i ka blloku në shpellë ku dhe kane ngri të gjithë.Disa dite më vone kastratasit kanë lëshu kushtrimin dhe thuhet se i kane gjetë vetem pasi ka shkri bora.Qe prej asaj kohe ajo maje mali quhet Maja e Zeze.
Një version tjetër gojdhene thuhet se nusja i ishte grabitur një jetimi dhe si ndëshkim Orët e Malit i kanë ngri dasmoret me gjithë nuse.
Pas gjithë kësaj historie ka fakte të cilat i japin gojdhenenave besueshmeri shkencore.psh. traditat,ritet martesore,prezenca e kohe -hapsires sipas kalendarit liturgjik,përmendja e shkurtit si muaj,qafë apo rruga më e shkurter,e mbi të gjitha prezenca e trupave të ngrirë në shpellë e bëjnë më atraktive si pike turistike për turistat e apasionuar pas shpellave dhe legjendave..
Shkëputur nga tema e diplomës “Etnokultura e Kastratit”.
Pergaditur dhe përshtatur nga Rita Shkurtaj.