SHKRIRË NË MALLË E NË NDJENJA

0
186
No photo description available.
Të luftoj me stuhinë e mallit
I bie të depërtoj zemër diellit
Tejpërtej
Të shtjerri detin në univers
Të bëj malet rrafsh
E tokën të djeg me çfarë ka
Deri në përjetësi
Për dashuri!
Pikën e shiut në grusht ta mbajë
Të stërpik gjinjtë e të freskoj gushë
Të laj sy
E floku i shprishur hije shprese
Katandisur
Kur trazoj pluhurin e kujtimeve
Brengave të mia villet helm
Unë rrugëtoj mes grillash
Mposhti ditë të trishta
Me shpresën qëndisur
Dashuri shpirti.
Kohën e kam nxjerrë nga korniza e kobit
Në përjetime të gjalla
Në shpirt të mbyllur me dry
Si kujtime të fjetura
“Rilindur nëpër stinë” 

Enter

Hyrije

SONTE   Dua të jem me ty e në ata sy ta shoh universin Sonte merrma buzën të mos përpëlitem tokës Dua me ty të ndaj fjalën, qeshjen e zënkën time Sonte dua të të ndjej, dua të të shijoj aromën pranë dua të të prek me gjuhën e shpirtit deri në pafundësi Sonte dua të gugat nëpër natën nën hijen e hënës Dua të të përjetoj nëpër fijet e flokëve shprishur Sonte dua hënën rrugës ta përcjell deri tek yjësitë Në përqafim të më përkëdhelë rrezja e parë dritëhije Sonte dua ta ndal kohën të kem një natë të rrallë Dua drithërimën e zemrës t’ia ndal tiktaket Sonte shkëlqimin e syve dua të kem fanar qiellit Ah seç dua sonte të jem e paparë Zjarr, yjësie   * Sonte më lëni në dehjen e natës sime trazuar Po, po, dua të ulërij e në qiell të mbërri jehona e zërit Sonte dua të vallëzoj si e harlisur në mallin tim prush Pas daulles djallit fatin t’ia mallkoj deri në pafundësi Sonte dua fort të puth e kokën ta fërkoj butësisht Dorës duke zbritur trupin ta lëmoj me afsh shpirti Sonte dua dhomës të vrapoj si e çmendur duke qeshur Deri sa për dritare shoh borë paska reshë bardhësi Sonte marrë daullen të luaj, ta zgjoj nga gjumi qytetin Ti s’bëre gjë për mua, por veç se për veti lakmove Sonte përjetim i thellë seç në ëndërr isha zhytur unë Të gjitha kujtimet pjesë-pjesë i grisa si gjethe i hodha   Ah seç të bartin ëndrrat det-qiell pa pra perëndimit tim Po e them se vargjet paskan edhe krahë shtegtimi majave Shkronjat seç po folkan, s’u bëkan thërrime brenda shpirtit Poezi në vargje e të bukur tregim që rrëmben universin tim
Enter

Hyrije

ÇASTE NË MJERGULL (menjëherë pas një OP)     Në kullën e shpresës Bethanien Të gjithë këmbët në krahë i vuan Për ta lehtësuar ogurzezën   Thonjtë gritheshin çarçafësh të bardhë Rrotull të gjithë të pa strehë Sytë qiellit rrotulloheshin Fjalët humbën kuptimin Heshtje e hekurt Djersë ballit të atij Peshën shpinës Dr. Herschke   Ajo nuk flet Gjeste e mimike gjuhë e saj Aty është për të huajin faj Pritje e hirtë   Helen u zgjua për të provuar edhe njëherë Orën e zezë Rrotull fytyra të bëra akull Kuku e shkreta nënë Merr frymë Limon e verdhë Dita vazhdon
Enter

Hyrije

NË PRISHTINË ZEMRËS I FLAS   Kur vij në Prishtinë drithërime zemrës ndjej Eci me nurin ballit përtej dritës më shkëlqen syri Hedh hapat ngadalë pllakave mermeri rend takash Aty shesheve shikime njerëzish të njohur takoj Rreth shtëpisë aty, ku frymë marr si dallëndyshe Pak më tej zbërthej një kohë të rinisë sime motesh Studentë gjithandej zgjojnë nostalgji shpirtit Në qytetin e dijes… fluturojnë ëndrrat rinore Zemrës i flas në thellësi heshtje për vitet e shkuara Te konaku për kafe shfletojmë kujtime të vjetra me miket Nganjëherë më dalin melodi këngë të lehta buzëve Ato që më shoqet e korit “Lyra” i këndojmë Më rrjedhin vargje shpirtit si ujëvarë shkëputur mali Me dëshirë do t’i ktheja në melodi Prishtinës sime Gjallërisë së saj Ndjenjat e fikura ndezur mallit tim Bukurisë plot dashuri i përkushtohem përjetësisht E dritë mbushur qielli yjtë sa herë preku këtë tokë               NJË SERENATË     Neper nate dritë yjesh Ndezin shpirtin e vetmisë Rrugëve të shkreta e dehur Një serenatë djeg qiellin Diku larg dëgjohej kjo melodi Vret qetësinë e natës sime Në memorie kristalizohen tingujt                             NESËR SHKOJ   Prapë po iku pa ty hije mbetur Rrugë pa ty kryqeve të jetës E ti një shkëndijë nga unë eshkë Që djeg si shkretëtirë braktisur Po fluturoj pa sytë tu qiejve E buzën time kafshon ironia Më dhëmb kjo ikje në pakohë Kisha shkulur pengesat labirinteve Në ty me fuqinë e lotit mbështjellë Do rrugëtoj udhët e kthyera mbrapsht Po marrë rrezet e diellit me vete Ato që të shkëlqenin ty Shpirti im Si një portë plot magji valëve trazuar Tronditjen tënde pret heshtja shpirtit Për t’i lëshuar ëndrrat në fluturim Mbështjellë në shtegtime të bardha Me këngën që fle në zemër e bënë dritë Përtej natës në shqetësime si rrufe djeg cakun Në përbindëshin tënd flinte fytyrë njeriu dehur As magjitë me qetësinë hyjnore nuk të njohën Askush s’do të mundë ta zbërthejnë qenien Nuk i tubon dot era të tilla ndjenja misterioze Shpërndarë vërdallë luftërash brenda vetësisë sime Herë lartësive qiellore herë fundit të detit i përplasë Se çelësin e dashurisë nuk ta pata dhënë me e vete Peng burgosur ne muzën time shpurriti etjen e shpirtit E nesër shkoj përtej qiejve në udhën e panjohur hijeve

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.