NGA BEPIN KOLVATA
Meqë Tiranën përmes rrugës tokësore nuk e shohim për 2 deri në 5 orë, po i vjen dita me e pa kullë me kullë.Kohët ndryshojnë dhe gjërat evoluojnë, por kurrë nuk duhet humbur ajo që është pjesa identitare e një qyteti. Ka hapësira dhe skaje mjaftueshëm për të ndërtuar gradacela, pa patur nevojën që të asfiksojmë qendrat e qyteteve dhe të dhunojmë hapësirën përreth tyre. Taraboshit dhe kalasë nuk ka arsye me i ba hije një kullë betoni, qoftë ajo njësi tregtare, hoteliere, apo qendër banimi. Investimet, zhvillimi i një qyteti, e reja, duhet harmonizuar dhe parë si pjesë e dekadave të reja, përmes një vizioni të qëndrueshëm dhe largpamës! Qytetarët duhen pyetur dhe bërë pjesë e vendimarrjes dhe jo t’i lihet në dorë “forcës së pushtetit” të atyre që drejtojnë, që në cdo kohë dhe rrethanë janë të përkohshëm.