
Shkodra sot(dje) ishte si nje buqete e bukur lulesh aromemira nga mbareshqiptaria. Festivali IV mbareshqiptar i organizuar nga Lëvizja vullnetare “Gratë Frymojnë Vlera” solli vargje poetike nga Italia, Tirana, Vlora, Lezha, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Shkodra etj. Nje Festival ku ndjenja femrore, forca, brishtesia, frymezimi dhe optimizmi u gershetuan si nje varg sinfonish te kandshme shqiptarie. Ne kete Festival konkuruan rreth 50 poete nga te cilat u perzgjodhen 30 nga juria prestigjoze : Rita Petro (e cila nga impenjinet e shumta dërgoi një video përshëndetëse Festivalit), Ernest Marku dhe Eli Kanina te cilet dhane keto vleresime:

Çmimi Pare- Bruna Pervathi – Lezhe
Çmimi Dyte
-Aurela Rukaj- Shkoder
-Migena Arllati-Gjakove
Çmimi tretë
-Merita Berdica-Shkoder
-Mevlyde Saraçi-Gjakove
Njekohesisht nga “Lëvizja Gratë Frymojnë Vlera u dhanë Çmime Speciale
1- Vitore Stefa-Itali
2-Alma Feruni-Vlore

Në fillim të Festivalit nepërmjet një videoje rreth 3 minuta pjesëmarrësit u njohën me aktivitetet e realizuara gjatë tre festivaleve të cilat unë i komentova hap pas hapi. Aktivitetin e nderoi me prezencën e tij dhe Ilmi Kurti Kryetar i Shkrimtarëve të Malësisë së Madhe i cili në fjalën e tij përcolli nota respekti për Festivalin, poezitë e sjella nga poeteshat, organizimin e bukur dhe pozitivitetin kulturor që përcolli .
Gjatë Festivalit kishte sekuenca muzikore me piano dhe këngë nga nxënësit e Shkollës Dëshmorët e Prishtinës nen drejtimin e mësueses dhe këngëtares së mirënjohur shkodrane Lulka Merkulaj. Qershia mbi tortë ishe kënga për Gjergj Fishten nga lahutarja Lumturie Nonaj e vetmja hahutare shqiptare. Festivali u moderua me mjeshtri profesionale nga gazetarja e mirënjohur e TV1 Channel Kozeta Bruçi e cila me modestinë e saj krijoi prakticitet dhe lirshmëri për gjithë konkurentet. Pas aktivitetit u shtrua një drekë ku poeteshat patën kënaqësinë të këndojnë e kërcejnë. Ishte një ditë plot aktivitete kulturore dhe argëtuese.

