Ka nisur në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të Bashkisë Shkodër, shpërndarja e lëndës drusore për ngrohje.

Drejtoria e Arsimit në Bashki është kujdesur që ky proçes këtë vit të nis më herët me qëllim që të gjitha shkollat të kenë gati lëndën e parë për ngrohje. Paralelisht kemi riparuar dhe zëvëndësuar pajisjet e ngrohjes të cilat janë dëmtuar apo amortizuar. Kemi reduktuar numrin e shkollave që ngrohen me gaz dhe brenda 3 viteve të ardhshme synojmë që të mbyllim investimet e plota për ngrohjen me sistem qëndror.
