Ky është infarmacioni i inistucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër.Në fakt thuhet se është diskutuar për marrjen e masave, por kush janë këto masa, dhe nga kush do zbatohen, si dhe afati i vënies në efiëncë të këtyre masave, nuk duket e
Në takimin me drejtues të institucioneve vendore dhe përfaqësuesve të Bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz diskutuam mbi masat e marra në parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së gripit të shpendëve, mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e shëndetit publik.
Gjatë takimit kërkova shtim të vigjilencës në akset rrugore për ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve, monitorim dhe kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin, duke kërkuar marrjen e masave, për çdo rast të dyshuar/konfirmuar si dhe ndërgjegjësim i qytetarëve për tregtimin informal të gjesë së gjallë.