Shkodër/ Ministrja e Arsimit dhe sportitOgerta Mansterliu, pritet nga Rektori dhe pedagoget….

0
Përg MIMOZA STAKAJ  Mund të jetë një imazh i 1 person, redaksi dhe teksti
Vizitën e saj në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e nisi në Laboratorin e Analizave të Ushqimit, ku u prit nga Rektori dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona duke studiuar dhe turmë
Më pas Ministrja zhvilloi një takim me stafin akademik të Universitetit të Shkodrës, ku u diskutua për planin e ri strategjik që do të hartohet në bashkëpunim me diasporën akademike, me synim shndërrimin e këtij universiteti në një qendër rajonale të arsimit të lartë.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe persona duke studiuar
Ky plan do të rrisë konkurrueshmërinë e universitetit dhe do t’u ofrojë më shumë mundësi të rinjve të Shkodrës dhe më gjerë, teksa paralelisht po punohet për të mbështetur akoma më shumë këtë universitet me laboratorë kërkimorë për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimin shkencor, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare, theksoi ministria në fjalën e saj.
Duke e falënderuar për mbështetjen, rektori vuri theksin te reforma e programeve, ndërdisiplinariteti, ndërkombëtarizimi, si dhe prioritetin e punës së tij, që studentët të bëhen pjesë e qeverisjes së universitetit.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe turmë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.