Sot, më 3 prill 2023, në auditorin A1 të Fakultetit Ekonomik, u nënshkrua një marrëveshje bashkepunimi mes Universiteti Shkodrës Luigj Gurakuqi dhe Akademisë së Shkencave të Shqiperisë. Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Suzana Golemi u shpreh në fjalën e hapjes se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të nxitë bashkëpunimin dhe shkëmbimet reciproke të profesorëve, kërkuesve shkencorë në nivel universitar dhe pasuniversitar, gjithashtu do të ndikojë në bashkëpunim reciprok dhe inkurajimin e shkëmbimeve mes Universitetit të Shkodrës dhe Akademisë së Shkencave.
Akademiku, Prof. Dr. Skender Gjinushi, pas nënshkrimit të marreveshjes, mbajti ligjeratën e hapur me temë: “Në fushen e analizes funksionale”.