Shkodër/DVP, procedohen penalisht 2 shtetase, duke lypur rrezikonin jeten në rrugë

0
Qendronin në mes të akseve rrugore, për të lypur bashkë me fëmijë 1 dhe 5 vjeç, dhe rrezikonin jetën e tyre, të fëmijëve dhe pengimin e qarkullimit, procedohen penalisht 2 shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku.Avokati i Popullit kërkon veprime në mbrojtje të fëmijëve në rrugë - KOHA.net
Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.
Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.