U nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazar, Serbi.
Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof.dr.Suzana Golemi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazar, Serbi.
Ditën e shtunë, datë 21.05.2022, rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.dr.Suzana Golemi priti në një vizitë zyrtare rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazar Serbi, prof.dr. Suad Bećirović si dhe zëvendësrektoren e këtij Universiteti, prof.dr.Amela Lukac-Zoranic.
Prof.dr. Suzana Golemi shprehu dëshirën e bashkëpunimit me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, duke përfshirë programet e studimit mes dy institucioneve nëpërmjet organizimit të konferencave të përbashkëta, publikimeve të materialeve akademike si dhe aplikimin në projekte të përbashkëta.
Përfaqësuesit e dy institucioneve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi edhe në kuadër të programit Erasmus + për shkëmbimet e stafit e të studentëve.