Dita Ndërkombëtare e Moshës së Tretë
Isha sot e pranishme në organizimin e kësaj dite për të festuar së bashku me gjyshërit në ditën e tyre të veçantë, që të tillë duhet ta kenë çdo ditë të jetës së tyre.
Si Bashkëkryetare e Partisë Socialiste Shkodër ndaj respektin dhe vlerësimin më të madh për stafin dhe Drejtuesin e këtij institucioni Z. Fatjon Hoxha për punën jashtëzakonisht të madhe që realizojnë!
Si Drejtuese e Filialit të Postës Shqiptare, Qarku Shkodër garantoj të gjithë mbështetjen time dhe të institucionit që drejtoj për të lehtësuar çdo proces për pensionistët më të dashur në Postën tonë.
Jam e lumtur që keni gjithçka ju nevojitet, nga shërbimi më i thjeshtë e deri tek përkushtimi maksimal!
Jetë të gjatë e plot shëndet!