Bashkia e Shkodrës po vazhdon riparimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit ndriçues publik në territorin e saj. Me një fond 1.8 milion lekë, po bëhet zëvendësimi i 17 shtyllave të dëmtuara dhe 50 ndriçuesve në rrugë të ndryshme të qytetit.
Përgjithësisht, dëmtimi i shtyllave dhe ndriçuesve ka ardhur nga përplasja për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, e mjeteve motorike me to në rrugën e Shirokës por edhe në rrugë të tjera të qytetit.
Shefi i Njësisë së Ofrimit të Sherbimeve në Bashkinë e Shkodrës Altin Salihi, u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht drejtuesve të mjeteve motorike por edhe Policisë Rrugore të marrin masa për të parandaluar dëmtimin e rrjetit ndriçues publik.