Shirokë/ NJë pllakat përkujtimore për Anisen e vogel , në ëmër të Lirisë së Madhe

0
Nga Luigj Mila
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
       Sa të pafundme janë historitë, sakrificat dhe dhimbjet që ka kaluar ky popull, vetëm për liri. Për pak liri.Mund të jetë një imazh i 1 person, monument dhe ambiente të jashtme
Sot mbas 32 vitesh, në Shirokë, aty tek bregu i liqenit të lashtë, u zbulua një pllakat përkujtimor, kushtuar Anisës së vogël.(Anisa Aleksandër Gruda) Nuk ishte as pesë vjeçe kur së bashku me familjen e saj, u nis në kërkim të lirisë, drejt një vendi tjetër, që të vlerëson, të mbështet e të respekton, ty liritë dhe të drejtat e tua. Që nuk të burgos, nuk të persekuton, nuk të vret.
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Dhe u nis Anisa e vogël në atë ditë shtatori, në drejtim të së panjohurës, në mes dallgëve të trazuara të liqenit dhe plumbave… të pushkëve, automatikëve dhe mitrolozëve që vinin pamëshirshëm nga të dyja anët e liqenit. Mbas çdo këmbëze ishte një gisht, mbas gishtit një dorë dhe mbas çdo dore ishte një njeri, një shkodranë, një shqiptar, një vëlla…
Vajza e vogël nuk do ta ketë kuptuar pse ata po gjuajnë dhe pse pikërisht në drejtim të tyre.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe mal Çfarë faji kishte Anisa, dhe të tjerët. Ata nuk kishin bërë asnjë faj, nuk urrenin askënd. Por ajo ishte ende e vogël ti kuptonte të gjitha. Ajo thjeshtë donte të jetonte më mirë, në një vend më të mirë, si të gjithë fëmijët e tjerë. Plumbat e shumtë që goditën anijen atë ditë shtatori, nuk shkuan të gjithë “kot”. Njëri prej tyre e “gjeti” Anisën e vogël dhe ia bërë udhëtimin dhe jetën e shkurtër. Trupi i sajë i vogë “u flijua” si në kohët e lashta, që anija të arrinte shëndosh e mirë në destinacionin e sajë, ndërsa shpirti i bukur i sajë, fluturoi në qiell. Sigurisht prej andej na sheh e na fton që ta kujtojmë, jo vetëm atë por të gjithë ata që diktatura komuniste, ua shkatërroi jetën, ua mohoi lirinë dhe ua vodhi gëzimin.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe bazen uji Ai pllakat që zbuluam sot, duhet të kthehet në një pikë referimi dhe vend pelegrinazhi për moshatarët e Anisës, si dhe të rinjtë dhe rejat e qytetit tonë dhe më gjerë, për të kujtuar një kohë të tmerrshme e cila nëse harrohet, rrezikon të përsëritet.
Foto Credits: Musa Kurtulaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.