SHIROKA  KTHEHET  NË FUNKSIONIN E SAJ

0

Në   një kohë kur   turizmit I është gushtuar së teper mi hapësira, kjo si rrjellojë e masave   mbrojtse ndaj   kovid19.  Shkodres I shtohet një pikë   turistike e  rikonstruktuar. Kështu qëndra e pikës turistike të Zogajve, ka ndryshuar pamje. Në kuadër të projektit “Rigjenerimi i zonave të mbrojtura të Liqenit të Shkodrës përmes përmirësimit të qeverisjes lokale”, me financim të Provincës Autonome të Friuli Venecia Xhulias, u bë e mundur ndërhyrja në sipërfaqet publike të Zogajt, përmes sistemimit dhe ngritjes së një terreni që do shërbejë si kënd lojrash për fëmijët e këtij komuniteti por edhe për vizitorët potencialë të kësaj zone.I gjithë sheshi është ndriçuar, duke krijuar mundësi frekuentimi edhe gjatë mbrëmjeve për të shijuar panoramën e mrekullueshme që ofron Liqeni i Shkodrës. Gentian Mema, drejtor I turizmit në bashkinë Shkodër tregon se ky investim ishte e nevojshëm në këtë zonë.Ndërkohë, banorët e zonës e kanë vlerësuar një investim të tillë.Gjithashtu në kuadër të projektit është ngritur edhe një pikë për vëzhgimin e zogjve, e pajisur me të gjithë infrastrukturën ndihmëse. Po ashtu, është krijuar edhe një shërbim i ri turistik ku një nga banorët e Zogajve, ka vënë në dispozicion të turistëve një varkë të gatshme për shëtitje në liqen.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.