AGIM DESKU Poezia që u nderue më çmimin e parë “Agim Ramadani” në Takimet Letrare Don Mikeli 2024 në Stubell:
Apo koha e ringjalljes se heroit tim!
Rizgjohu im zot se koha e ringjalljes erdhi
Nuk na duhet fitorja e Pirros
Për me jetue në një grusht të botës së lirë
As që na bëjnë nderë netët e gjumit dantian
Për sa shekuj mbetëm peng i demonëve të ferrit
Koha e rizgjimit im zot është pranë tokës së lirë
Duhet më i çel sytë e më e pa dritën e diellit
Lumenjtë kanë dal nga shtrati
Vershojnë çfardo që u del përpara
Në vend të pulëbardhave tani fluturojnë laraskat
E di koha e ringjalljes se heroit është në çdo kohë
Im zot për dashurinë që i fale Eves
Kam më u shndërrue në hero të Çakorrit
Askujt nuk ia fali varrët e të parëve të mi
Janë e vërteta e gjysmëtokës së gjyshërve
Ku asht e rrasht i lanë që sot mos të falët
Im zot ,mos më thuaj që s’është hero heroi im
Ai që s’ka vdekje edhe në kohë të ferrit
Im zot,koha ime i përketë ringjalljes se heroit tim.