Nga Senad Nikshiqi
Ura e cila lidh njësinë Hajmel të Vau Dejës me Lezhën si një aks alternativ për ata banorë është shembur në një pjesë të saj duke e bërë të pakalueshme për momentin.Në këtë mënyrë ky segment që njihet edhe si rruga e vjetër Vau Dejës-Lezhë është i bllokuar. Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë gërryer urën duke bërë që të shembet. Një prej banorëve kërkon që ura të rikonstruktohet sa më shpejt pasi shërben për komunikimin mes fshatrave atje por edhe me Lezhë.Ndërkohë firma nënkontraktuese për mirëmbajtjen e këtij aksi ka nisur menjëherë punën shprehet inxhinieri Elton Nikolla për të krijuar një Bypass devijues që pritet të përfundojë deri të enjten e kësaj jave në mënyrë që banorët të kenë mundësi për të lëvizur.Inxhinieri i firmës nënkontraktuese, Elton Nikolla shprehet se ky aks ka një lëvizshmëri të madhe ndërsa pasi të përfundojë Bypassi devijues atëherë pritet të nisë puna nga ARRSH për rikonstruksionin e urës së shembur.Edhe më përpara ura ka pasur probleme ndërsa goditjen përfundimtare e mori mbrëmjen e 16 janarit nga reshjet e shiut dhe tashmë pritet ndërhyrja e ARRSH pasi është një segment që lidh 5 fshatra dhe i shërben afro 4 mijë banorëve atje.