Ka rrezultuar brënda pritshmërive , jo vetëm të deshirave të njërit apo tjetrit socialist në M.Madhe përzgjedhja e Kryetarit të ri të PS në Bashkinë M.Madhe por edhe në opinionin publik , nga Selia qëndrore e Selisë Rozë . Kësisoj ish kryetari Lulzim Zaraj “gradohet” edhe për një tjetër mandat me detyren e Kreut të socialiastve malësor.Provimi i dhënë para pak ditësh në një nga mjediset turistike të bregut të Liqënit në M.Madhe , ku realisht dhe kandidatët e tjerë prezantuan nivel , dhe përgjegjëshmëri për t’i dhënë një tjetër impuls pozitiv kësaj force politike . Gjithësesi tashmë Lulzim Zaraj konfirmohet edhe një herë në këtë detyrë , duke marrë kësisojë miratimin dhe aprovimin nga kryesia e Selisë Rozë në Tiranë . Kështu socialistët nën drejtimin e Lulzim Zaraj tanimë në këtë vit elektoral për zgjedhjet vëndore , do të duhet të përveshin mëngët për të “bindur” votuesit që edhe një mandat të tretë e “meritojnë” socialistët për të qeverisur M.Madhe.Por para kësaj socialistët do të duhet të bindin vetën se kreu aktual i Bashkisë Tonin Marinaj me “blerjet” e tij në ndërtimin e administratës ka qeverisur mirë , mjaftueshëmm apo shumë mire?!
Hyrje Fjala per Ju... SELIA QËNDRORE ROZË “GRADON”NË DERTYRËN E KRYETARIT TË PS M.MADHE ISH KRYETARIN LULZIM ZARAJ