Vebi Kurtaj
Ne sabah çojë Zoti erën,
Krejtë pa pritur, si murlanin,
Priftit sa s’i tretë kapelen,
Gocës i shpërfillë fustanin !
Era vithet ja zbulojë,
Goca s’po ndihej rehat,
Pastaj turpi e mbulojë,
Kur pa Priftin në sokak !
Kur pa gocën, Prifti ndalet,
Gati sa s’i ra kapelja,
I lutet, me sy tek shalët:
-Hajde n’kishë, dej t’pushoj’ era !
-Mirë, -o prift, -nuk po ta prishë,
Por më parë dua të shprehem,
Po erdha me ty në kishë,
Atëherë, -ku të rrëfehem…?!
Prifti, vritet në ndërgjegje,
-Duke thënë: -s’ndalem ma rrugës,
Goca, me këtë përgjigje,
“Me dha ujë me bisht të lugës”…!