Sali Berisha/Për Majlinda Angonin:Ke kohë pë reflektim.. Ndersa për Xhemal Bushatin: Mos u bëj shoku Xhemal!

0

𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚: 𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦 𝐁𝐫𝐚𝐯𝐚 𝐞 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟏𝟗, 𝐩𝐨𝐫 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐢 𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐮𝐫, Ndersa gjatë prezantimit  të  kandidatit Bardh Spahija , dr Sali berisha ka patur një mesazh    për dy kandidatët  rival  Majlinda Angoni, duke I thënë kë kohë për refleëktim, ndersa   për Xhemal Bushatin, Berisha  I ka thënë bëjë fushatë , por mos  u bëj  shoku  Xhemal.Koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ prezantoi këtë të shtunë kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.I pranishëm në takimin me demokratët shkodranë, lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votat për opozitën dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 marsit.Berisha tha se Shkodra qëndroi në anën e duhur të historisë edhe kur PD gaboi dhe Lulzim Basha e dorëzoi në 2019.”Në këto 30 vite Shkodra nuk gaboi. Edhe kur gaboi PD, qyteti qëndroi në anën e drejtë që duhet të qëndronte. Në këto 30 vite, kur Lulzim Brava e dorëzoi në 2019 Shkodrën, e mbajti Voltana Ademi dhe qëndroi e pamposhtur. Detyrimet tona ndaj jush janë të pakufijshme, ndaj dhe ju ftoj që të vazhdojmë këtë udhëtim së bashku në një moment kritik.E vërteta është ndofta në momentin më kritik të këtyre 30 viteve, sepse sot këto zgjedhje nuk zhvillohen njëlloj siç duhet të zhvilloheshin ku opozita përballej me qeverinë. Këto zgjedhje zhvillohen sot në një qeveri e cila bazohet tërësisht mbi krimin, drogën, vjedhjen dhe korrupsionin. Mbi një qeveri e cila duke shkelur çdo parim demokratik, merr peng pluralizimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të zgjatë jetën e regjimit.Por ja ku jemi këtu, në Shkodër, më e vendosur se kurrë, me opozitën e vërtetë të mbrojë me votën e saj të lirë pluralizimin politik jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë. Në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun Bardh Spahia.Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qyteti bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur. I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij. Kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shtëpisë së Lirisë, e fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi”, u shpreh Berisha.Në fund Berisha ka patur një mesazh edhe  për  kandidatën  socialiste majlinda Angoni, duke i thënë se as nga Jubanët e as  nga Angoni ju nuk meritoni  të përfaqësoni  Edi Ramen… sink.  Ndersa  për kandidatin e Pd   Xhemal Bushatin   Sali  Berisha ka patur këtë  mesazh: Mos u bëj  shoku Xhemal !

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.