Revista Fjala në bashkpunim me Qëndren rinore , kulturore „Arka“ në qytetin e Koplikut ka organizuar takimin me poetin malesor Arben Çokaj . ne këtë takim poetik ishin veçmas nxënesve të Gjimnazit ‚Sherif Hoxha“ Koplik, krijues edhe autoritete të pushtetit vëndor.Është konceptuar dhe realizuar krejt ndryshe nga çdo herë tjetër promovimi i librave të poetve apo shkrimtarve . Kësaj radhe revista fajala dhe falë bashkpunimit me qëndrën rinore Arka në qytetin e Koplikut, si dhe një grup nxënësish me prirje letrare të Gjimnazit Sherif Hoxha të qytetit teë Koplikut më në krye mësuesen e leterisë Bardha Gjonbalaj, të cilet realizuan këte takim ndryshe me poetin Arben Çokaj. Në këtë takim të bukur poetik ishin prezënt veçmas krijuesve edhe kreu i Bashkisë Tonin Marinaj nënprefekti Hysen Hysaj , nënkryetari i Këshillit të Bashkisë Mark luli dhe Mjeshtri Madh Ilmi Kurti.Fillimisht nxenesët i kanë drejtuar disa pyetje nga më interesantet , ashtu siç dinë bota rinore e tyre poetit Arben Çokaj. Po kështu edhe vetë autori Arben Çokaj ka dhënë përgjigje mjafte mbresëlënëse për të pranishmitNderkaq krahas pyetjeve dhe përgjigjeve , nxënëset kanë interpertuar poezi nga krijimtaria e poetit Arben Çokaj Në fjalën e tij kreu i Bashkisë Tonin Marinaj ka vlersuar organizimin e ketij aktiviteti, njëherazi ka inkuarajuar serish takime të kësaj nartyre edhe me poet e shkrimtar të tjereë. Po kështu edhe poeti Arben Çokaj ka falenderuar pjesmarrësit në këtë takim, ngfa ku ka theksuar se është ndjerë mjaft i emocionuar nga ky bashkëbisedim i ngroht.