Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat!Në fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi! Një sinqeritet i padiskutueshëm ky i kreut të Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, që tregon se Edi Rama nuk të pyet edhe kur don të të ngrejn në karierë.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte kandidat për t’u përzgjedhur në Kryesinë e Partisë Socialiste, por nuk mori numrin e duhur të votave nga socialistët, duke mbetur jashtë.Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu falenderon 166 anëtarët e Asamblesë Socialiste që e votuan, por thotë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të lobuar për vota.Ai shprehet se nuk dinte asgjë që do të ishte kandidat, por shton se nuk ka qenë ambicie e tij të ishte pjesë e Kryesisë së PS-së.“Një falënderim dhe sqarim!Faleminderit 166 anëtareve të Asamblesë Socialiste që votuan për mua për anëtar kryesie, megjithëse nuk kam bere asnjë përpjekje për të lobuar për vota!Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat!Në fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi!Të qenit anëtar kryesie nuk ka qenë asnjëherë ambicie për mua dhe as se kam menduar. Detyra që kam është parësore dhe tejkalon çdo ambicie tjetër.Angazhimi im është i fokusuar në kryerjen me korrektesë e përkushtim të detyrës së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhënien e shërbimit të qytetarëve me standarde të larta, dhe ndryshim i realitetit të zymte te asaj zone turistike që duhet çuar para me çdo çmim!”, shkruan Pjerin Ndreu.