I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, kryeministri Edi Rama ka komentuar 2 ndryshimet e vetme në qeveri, ministrinë e Financës dhe atë të Drejtësisë. Sipas Ramës, Denaj dhe Gjonaj kanë bërë punën e tyre në ato dikastere dhe se skuadra e PS ndryshon në vijmësi të energjive dhe ritmit.“Nuk ka një instrument vlerësimi si një elektrokardiogramë që të krijojë konsensus se kush do jenë lojtarët e skuadrës. Ata janë zgjedhje për një kohë dhe harmoni të caktuar. Ato kanë bërë punët e tyre në ato dikastere. Ne nuk kemi një skuadër ku janë të ndarë postet në mënyrë të përhershme. Kemi një skuadër që ndryshon në vijmësi sipas nevojave për ritëm dhe energji.I pyetur për vënien në krye të ministrive të figurave të mëparshme, Rama tha se në këtë qeveri ka ndryshime të rëndësishme dhe të mjaftueshme për të garantuar energji të re dhe vazhdimësinë e mandatit.“Shqiptarët na kanë dhënë një notë pozitive për mandatin e dytë. Po të mos ishin notat pozitive ne do të ngilnim në klasë. PS ka fituar zgjedhjet dhe kjo është fakt. Në këtë qeveri ka ndryshime të rëndësishme dhe të mjaftueshme për të garantuar energji të re dhe vazhdimësinë e mandatit. Ajo që është e rëndësishme është puna e anëtarit të kabinetit dhe këta njerëz që janë konfirmuar mund ta vazhdojnë punën ndërkohë që të tjerët kanë marrë detyra të tjera”- tha ai.Liidhur me lënin pa poste të figurave të rëndësishme dhe të vjetra të PS si dhe për lënien vetëm me një post të Taulant Ballës, Rama tha se kjo gjë është bërë pasi PS ka nevojë të transformohet. Për sa i përket Ballës ai tha se do të ketë një ngarkesë të madhe të punës pasi do të rritet volumi“Në zgjedhje fiton skuadra dhe individët kanë rolin e tyre. Taulanti ka një detyrë që ka ngarkesë të madhe ashtu sic duhet bërë gjatë këtij mandati. Ndarja e dy detyrave ka të bëjë më objektivin e ri për partinë, për transformimin e partive politike. PS është ku e ku me të tjerat dhe në disa aspekte është barazim. Na duhet një sekretariat partia që të jetë non-stop. Është rritur volume i punës dhe njëri bën një, tjetri bën një. Në skuadrën e qeverisë janë vendosur njerësit që janë unë mendoj se janë të duhurit për të bërë punën”- tha Rama.