Reagon Pjerin Ndreu: Lezha ka më përparsi se me u zgjedh në Kryesi.

0

Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat!Në fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi!  Një  sinqeritet  i padiskutueshëm  ky i kreut të Bashkisë Lezhë  Pjerin Ndreu, që  tregon se  Edi Rama  nuk të pyet  edhe kur don të  të ngrejn në  karierë.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte kandidat për t’u përzgjedhur në Kryesinë e Partisë Socialiste, por nuk mori numrin e duhur të votave nga socialistët, duke mbetur jashtë.Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu falenderon 166 anëtarët e Asamblesë Socialiste që e votuan, por thotë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të lobuar për vota.Ai shprehet se nuk dinte asgjë që do të ishte kandidat, por shton se nuk ka qenë ambicie e tij të ishte pjesë e Kryesisë së PS-së.“Një falënderim dhe sqarim!Faleminderit 166 anëtareve të Asamblesë Socialiste që votuan për mua për anëtar kryesie, megjithëse nuk kam bere asnjë përpjekje për të lobuar për vota!Mirënjohje Kryeministrit për nxjerrjen e emrit tim, megjithëse unë nuk dija asgjë se do isha kandidat!Në fund nuk kalova numrin e duhur për të qenë në kryesi!Të qenit anëtar kryesie nuk ka qenë asnjëherë ambicie për mua dhe as se kam menduar. Detyra që kam është parësore dhe tejkalon çdo ambicie tjetër.Angazhimi im është i fokusuar në kryerjen me korrektesë e përkushtim të detyrës së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhënien e shërbimit të qytetarëve me standarde të larta, dhe ndryshim i realitetit të zymte te asaj zone turistike që duhet çuar para me çdo çmim!”, shkruan Pjerin Ndreu.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.