Të dashur mësues dhe nxënës!
Ju uroj përzemërsisht një vit të mbarë shkollor!
Në mënyrë të veçantë uroj të gjithë nxënësit e klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës!

Uroj gjithashtu dhe prindërit, të cilët janë mbështetja dhe forca më e madhe e fëmijëve për të ndjekur rrugën e dijes!
Roli i arsimit është përcaktues për të ardhmen e kombit tonë dhe shpresoj që në të ardhmen do të kemi më shumë ambiente mësimdhënie, ambiente sportive, investime, zhvillime të teknologjisë dhe çdo gjë tjetër që ndikon pozitivisht në zhvillimin e sektorit të arsimit.
Përzemërsisht,
Ramadan Likaj