Shoqata shumësportëshe “Tërbuni”, me president z. Përparim Laçi, është modeli frymëzues për mënyrën se si duhen trajtuar talentet sportive, kryesisht në disiplinat e alpinizmit, të skive, mundjes, etj, ku Puka ka nxjerrë sportistë të niveleve kombëtare, të cilët janë vlerësuar me medalje.
Në politikat tona, zhvillimi i sporteve dhe nxitja e talenteve, do marrin një vëmendje të posaçme, e cila në perspektivën afatmesme, do të konsistojë në infrastrukturë dhe terrene moderne sportive, si dhe me mbështetje të pakushtëzuar për punën e stafeve përgatitore.