Dega vëndore e PSD M.Madhe
Të dashur nxënës dhe mësues ne socialdemokratët e M.Madhe ndihemi të obliguar jo vetëm për t’iu uruar fillim të mbar në këtë vit mësimor, por edhe si forcë e parë politike në këshillin bashkiak, të rrisim përgjegjesin tonë , për të rritur investimet në shkolla.Ndaj urojmë:Le të ndriçojë ky Vit i Ri mësimor ëndrrat tuaja të reja, shpresat e reja, rrugët e reja dhe perspektivat e reja. Le të sjellë çdo gjë të mirë në jetën tuaj dhe të mbushë çdo ditë me momente të këndshme, rrugëtim të mbar ne udhën e dijes!