Prof, Gjon Fran Ivezaj
Prof, Lulash Palushi , ka lindur në Triesh të Malësisë, trevë e cila ka gjeneruar shpesh
burra të pushkës dhe pendës.
Qysh në fëmijëri, Lulashi u edukua nga prindërit e tij, që të dojë shumë Atdheun token e
të parëve të tij dhe të gjithë trojet etnike shqiptare.
Familja e tij ka qenë shumë e mirënjohur, e nderuar dhe respektuar përherë nga të
gjithë malësorët dhe intelektualët e shquar për shumë vite. Ai është dalluar përherë për
besë, mikpritje dhe urti, sipas traditës dhe zakoneve të mirësjelljes karakteristike
malësore shqiptare.
Sikurse e dijnë të gjithnë të cilët e kanë njohur nga afër apo ulen dhe kuvendojnë me të
per biseda të ndryshme shohin dhe dashllojnë tek ai, njeriun enciklopedist shumë të
kulturuar dhe të mirëinformuar për tema të ndryshme shqiptare dhe ndërkombëtare dje
dhe sot.
Ata që e kanë njohur për shumë dekada dje dhe sot në vendlindje dhe këtu në SHBA,
tek professor Lulash Palushaj ata vazhdimisht kanë parë përherë malësorin shumë të
kulturuar dhe tipik një burrë të pjekur dhe të zgjuar të maleve tona kreshnike.
Ai është vijues i familjes zëmadhe Palushaj, si djep i një prej një familjeve më të
hershme bujare dhe fisnike, me tradita e virtyte të pasura dhe pozitive njerëzore.
Bashkëkombetarët e tij dhe të tjerët që e kanë njohur shumë mirë nga afër, tregojnë
përherë se ai qysh në moshën fëminore dhe atë adolishente u tregua i zgjuar, i afërt,
dashamirës, bujar, i qeshur dhe i sinqertë me gjithë.
Ai në moshën e re 6-vjecare filloi mësimet e para fillore, deri sa mbaroi me pas shkollën
e cilklit të ulët etj., dhe vijoi e mbaroi me sukses shkollën e mesme në Shkup të Maqedonisë. Ai
u dalluar vazhdimisht si një adolishent shumë i zgjuar dhe shumë i interesuar për të ditur më
shumë mbi lëndët e bukura të dijës njerëzore që janë gjuhë dhe letërsi shqiptare.
Duke qenë i interesuar për dije dhe kulturë më të gjërë shqiptare dhe bashkëhore
studenti i ri Lulash Palushaj mbasoi me sukses studimet akademike të larta, pranë
Fakultetit të Shkencave gjuhë dhe letërsi në Prishtinë.
Me mbarimin e studimeve të larta, si i mirëinformuar dhe me një formim të lartë
akademik, ai emërohet asokohe që të punoj si profesor gjuhë dhe letërse në shkollën e
vendlindjes së tij, në qytetin e mirënjohur ndër shekuj të Tuzit të Malësisë së madhe, ku
ai edukoi si mësues apasionuar dhe i zellshëm, me përkushtim disa breza nxënësish
shqiptarë malësorë, brenda territorit të Malit të Zi..
Asokohe kujtoj, se gjendja ekonomike, politike dhe financiare e shumë
bashkëatdhetarëve të tij malësorë dhe të vetë familjes së tij nuk ishte e mirë. Dhe për
arsye ekonomike, ai mendon pa dëshirën e tij të lëshoi vendlindjen dhe trojet e dashura
shqiptare, për një jetë të mirë.
Pikërisht për këto shkaqe të mëdha, duke parë prapambetjen që regjimi dhe politikat
malazeze e kanë lënë me qëllim popullin shqiptar brenda Malit të Zi, ai u detyrua të
emigroi në SHBA.
Ky vendin nuk ishte i lehtë për professor e ri plot ëndrra dhe enërgji rinore Lulash
Palushaj. Asokohe dhe sot ai mbeti një atedhetarë shumë i mirë, sepse e do
shumëhistorinë e kombit tonë, gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, fenë e të parëve
tanë të krishterë dhe atëdheun e shqiptarizmin.
Shumë vetë asokohe dhe sot kujtojnë shkrimet me profile të ndryshme historike dhe
kulturore të nënshkruar në shtypin e kohës nga Prof. Lulash Palushaj. Pikërisht pë këto
shkrime atdhetare, ai kishte ra në sy të keq nga regjimi i Jugoslavisë, brenda të cilit
aoskohe ishte e përfshirë edhe Mali i Zi. Komunistët malazez dhe Jugosllav, nuk e
kishin me sy të mire prof. Palushaj. Ata e ndiqinin atë këmba këmbës për t’a kapur dhe
gjygjuar, por ai u tregua i zgjuar dhe iku në SHBA, duke i rrëshqitur arrestimit.
Sikurse kujtojnë shokët, miqtë dhe dashamirësit e tij të shumtë, ai ishte i pari që ishte
që ishte venë me ndërgjegje dhe vendosmëri në krye të demostratave patriotike me
flamurin kuq e zi shqiptar këtu në SHBA, duke bashkuar zërin e protestës me shumë
bashkëatdhetarë të tjerë të trojeve etnike shqiptare, që jetonin në 50 shtete të
Ameirkës.
Ai konkretisht merrte pjesë në shumë demostrata patriotike, kundër gjakatorëve
komunistëve Jugosllav të kohës dhe kërkonte bashkimin e trojave etnike shqiptare në
një vetme rreth nënës Shqipëri.
Prof. Palushaj, ishte dhe është ende sot në ditët tona, një idealist i madh, sepse donte
shumë Kosovën martire të lirë prej ktheterave serbo malazeze.
Këto ide progresiste atdhetare, ai I shprehur me një talent dhe zgjuarësi të lartë
intelektuali në shumë libra me profil historik, të cilat dallohen për trajtesat e bukura
historike te mbushur me fakte dhe argumente historike.
Lexuesit shqiptarë këtu në SHBA dhe vendlindje kanë në shtëpitë e tyre pranë
bibliotekave private 14 librat që ai ka shkrur për Atdheun tonë të shtrenjtë dhe shumë
nga figurat e shquara të levizjeve liridashëse ndër shekuj.
Profesor Lulash Palushaj si intelektual i shquar shqiptar, ka marrë pjesë në shumë
simpoziume shkencore historike me tematikë të ndryshme kulturore dhe historike, si në
Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, si dhe ka bërë para
miqve, shokëve dhe bashkëatdhetarëve të shumtë shqiptarë promovimet e librave të tij,
edhe në qytet, si: Shkodër, Lezhe, Tiranë, New York, dhe në qendrën më të madhe të
komunitetit shqiptar në Dretoit (Michigan) të SHBA-së. Dhe mbetet figurat ma unike të
kombit shqiptare.
Ai ishte dhe është i kudondodhur në të gjitha vendet e trojave shqiptare, si një
intelektual i spikatur me oratorinë e tij kulturorë dhe enciklopedike.
Pikërisht për këto cilësi të shquara intelektuale dhe akadamike në shërbim të historisë
së popullit shqiptar Prof. Lulash Palushaj është vlerësuar vazhdimisht nga Presidenti i
Shqipërisë me tituj nderi kolorës I Skënderbeut. Ai sot është nder figurat më të ndritura
më botëm shqiptare.
Hyrje Fjala per Ju... Profil Intelektuali/Intelektuali i shquar Shqiptaro- Amerikanë Profesor Lulash Palushi