Primaret në PD/ Balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit për Tiranën, ja kur do të mbahen zgjedhjet

0

Dje Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për Primaret, nga ku do të dalin dhe kandidatët për kryetarë bashkie për zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit. Berisha hedh votën në primare: Rreze drite për rikthimin e votës së lirë –  A2 CNNTeksa disa bashki kanë shpallur rezultatet finale, e gjithë vëmendja është përqendruar në Tiranë, atje ku ka një balotazh mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, nga 7 kandidatë që ishin në garë. Siç përcakton rregullorja për Primaret, fitues shpallet kandidati që siguron 50+1 të votave, ndaj dhe nuk ka ende një fitues.Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve vendosi qe me 11 dhjetor do te mbahet votimi i radhes per Kellicin dhe Alimehmetin. Nderkohe do te vendoset edhe data per bashkite e tjera qe kane dale ne balotazh.Primaret në PD/ Demokratët zgjodhën sot kandidatët për zgjedhjet lokale,  mbyllet procesi i votimit! Fituesit e parë - Top Channel Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim live nga selia e PD-së theksoi se ende nuk bëhet e ditur se kur do të jetë data kur do të mbahet procesi për rezultatet që kanë dalë në Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7  bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve - Shqiptarja.com balotazh. Po ashtu në Dibër, Mirditë, Librazhd, Fushë-Krujë ka balotazh mes kandidatëve. Ndërkohë, kandidatët për kryetar bashkie janë konfirmuar në disa rrethe, siç është Igli Cara në Durrës, apo dhe në Berat, Zija Ismaili.Kujtojmë se data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike të regjistrohen në KQZ dhe në 27 mars është afati final për regjistrimin e kandidatëve që do garojnë për kryetar bashkie.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.