PREZANTIMI : “KUR FJALËT BËHEN BUQETË ” LULESH TË FRESKËTA, ME POEZITË E NDJENJËS DHE TË SHPIRTIT.

0
JAK RROZHANINo photo description available.
           Kur fjalët bëhen buqetë me lule të fresketa ,me poezitë e ndjenjës ,frymëzimit dhe të shpirtit krijues të poetit të njohur Ymer Hysa teksa i
lexon tek libri me poezi : ” Kur fjalët bëhen buqetë”, Poezi. Poeti dhe publicisti Ymer Hysa ,është njëri ndër përfaqësuesit e spikatur të brezit të poetëve në vitet ’80, ku shfaqi pasionin për letërsinë dhe filloi të shkruajë vjersha e shkrime publicistike dhe t’i botojë ato në gazetat e kohës ,që gjatë viteve të shkollës së mesme e të studimeve të larta. Ka shkruar e botuar poezi dhe shkrime në gazetat e kohës dhe po vazhdon veprimtarinë krijuese në poezi e prozë ,i preokupuar dhe i frymëzuar, që përnes motiveve që trajton e formës së vjershërimit e veçorive stilistike ,të ketë një zë të vetin si poet,prozator e publicist,por edhe si studjues në fushën që i përket : bujqësisë, Mjekësi Veterinare . Krijimtaria e tij është vlerësuar dhe përbën modelin e një krijuesi të veçantē, një poet origjinal , që në poezitë e tij përçon jetën reale, njerëzit e thjeshtë e të punës,natyrën e bukur, vendlindjen e dashur : Gjormin, kullën ku lindi, të parët dhe prindërit e tij, familjen e dashur, dashurinë e pastër e të sinqertë , koha që ndryshon çdo ditë ,malet e gjelbëruar e hijerëndë , me fusha të begata, të një treve me histori ,kulturë,dije, qëndresë,bujari e atdhetari . Nga ku poeti i njohur Ymer Hysa, merr frymëzimin për të krijuar këto perla poezie , që të frymëzojnë, të emocionojnë,të falin kënaqësi si dhe përçojnë mesazhe jetësore. Dashurinë e pashë thjeshtë si ndjenjë / Është ,jetë , botë e mbushur ,lumturi !( Dashurisë) . Poezi të përmbledhura në : Familja, o strehë e artë, Bistaku i blerimit , Të kërkosh lumturinë, dhe Sofra e Miqësisë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.