PORTRET KANDIDATI/Gert Metani kandidati për Deputet i Qarkut Tiranë i PSD së Tom Doshi

0
Tashmë  kur kanë filluar të publikohen kandidatët për deputet , revista Fjala” në rubriken; Poretret Kandidati, herë pas’here do prezantojmë përsonazhet  e kandidimit. Po e fillojmë me kandidatin Socialdemokrat   në Qarkun Tiranë. Paç këmbën e mbar socialdemokrati Gert Metani! Misioni Vazhdon…
Përg MIMOZA STAKAJMund të jetë një imazh i 1 person dhe redaksi
Djali i talentuar i Kavajës
Gert Metani është lindur më 21 Shtator 1991 në Durrës dhe është rritur në Kavajë, ku dhe kandidon për deputet si kandidat i qarkut Tiranë me Partinë Social Demokrate.
Ai ka kryer studime në tre fakultete të ndryshme:
1. 5 vite Bachelor plus Master i Shkencave në Drejtësi;
2. 5 vite Bachelor plus Master i Shkencave në Sporte;
3. 1 vit Akademinë e Policisë.
Gjithashtu ka kryer Shkollën e Avokatisë dhe është në prag të fillimit të doktarutës në “E Drejtë Sportive”.
Gerti ka punuar për shumë kohë me Forcat Speciale RENEA në Policinë e Shtetit dhe më herët në Federatën Shqiptare të Futbollit si gjyqtar. Sot ai angazhohet si pedagog i edukimit në Universitetin Europian të Tiranë.
Ai është angazhuar me shoqërinë civile për nisma të ndryshme në dobi të kombit shqiptar ku një ndër to ka qenë dhe krijimi i Klubit të Librit Kavajë, një agorë që promovonte leximin, artin dhe kulturën në qytetin e tij të zemrës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.