POETJA VARGJE DHIMBJE PER POETIN

0
140
DRITA DEKAJ  Mund të jetë një imazh i 1 person
Eh, ç’degjova sot në lajme,
Në Kastrat të Malesis S’Madhe
Perseri një yll u shua.
Tonin Kaçi jetë ka nderrua.
Po kush është, …a’e njihni ?
Shkollë ,punë e vepra a ja dini….?
Prej nga vjen,e ku është rritë…?
Vdekja e tij na ka merzit.
A’s një herë nuk shiti mën.
Po i sinqertë me gjithkën.
E jo, kurrë,s’bani poter.
Me marr grada e tituj me vler.
I pelqeu thjeshtesia,
si kyt njeri,ka pak Malësia.
Inxhinjer me shumë kultur,
Dhe poet i talentuem.
I shkroi Malësis me shumë dashni.
Testament la, librat e tijë.
Lind e rrit n’shpi me za.
Si fisi i Kaçe nuk ka kun ma.
Burr i mirë rritë prej ktij trolli.
Ishte Luk Kaçi “nderi i kombit”
Dhe Dod kaçi mësues e poet.
Në parlament ishte deputet.
Eh…tan malësis i ka ra dhimë,
Kalimi i Toninit në amshim.
Jo nuk vdes kurr poeti .
Jeton me vepra që la pas veti.
E ndonjë herë keni me thanë
Sa pas dore e patem lanë.
Nga qetesia e shpirtit të tij
Gjithkush e njohu pati mirsi.
Ngushellime te sinqerta
Për familjarët,fisin e krejt Malësinë.
Shpirti i tijë pushoft në paqe 🙏

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.